16 vite nga Masakra e Gërdecit, Braçe publikon videon e shpërthimit: Krimi më i përbindshëm i korrupsionit! Gjykata po mbron 'babanë' dhe 'birin'

TIRANË- Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar pamjet nga shpërthimi i frikshëm që u mori jetën 26 personave, ndërsa shpreh rezerva në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në GJKKO. Sipas Braçes gjykata nuk po bën punën e saj për të zbardhur me një vendim krimin e përbindshëm të ndodhur sipas tij si pasojë e korrupsionit.

'A e kuptojnë gjyqtarët se nuk po shpëtojnë BABIN-përfshirë (Sali Berisha) në këtë KRIM shuuuuuumë më tepër SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-përfshirë (Shkëlzen Berisha) në këtë KRIM hapur e shumë me tepër se mashtrimi i Departamentit të Mbrojtjes, në marrjen pa pikë brejtje ndërgjegjes te jetës se NJERËZVE TË SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORË?'- pyet Braçe.

Braçe i ka bërë thirrje të gjithë personave ë përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre. Deputeti socialist i kërkon gjeneralit Luan Hoxha që të dëshmojë edhe pse letrat ja bëjnë ‘mu’ për përfshirjen kriminale të udhëheqësve politikë.

'Kështu u poqën të gjallë, 26 burra, djem, gra-fëmijë në bark të tyre, vajza, në 15 mars 2008-si sot, në Gërdec!
Mendojeni veten aty, vëreni veten aty, punëtore krahu për një rrogë qesharake;
Mendojeni veten aty, pa asnjë mase sigurimi e pa asnjë mundësi për të shpëtuar;
Mendojeni veten aty, pa asnjë mundësi për te dhënë shpirt si çdokush ne fund te jetës-as kaq nuk patën;
Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-në barkun e një nënë, u poq nje fëmije që këta i hoqën mundësinë të vinte në jetë;
Një pjesë ju morën jetën, atë fëmijë as e lanë te vinte në jetë!

E kuptojnë ata gjykatës që prej muajsh bëjnë sikur gjykojnë në atë gjykatë ku po tallet trapi, se çfarë krimi i përbindshëm është kryer në Gërdec!
Në ane tjetër, a e kuptojnë se te gjithë e dine se çishte Gërdeci, i kujt ishte Gërdeci si biznes, përfitim ekonomik, proces nga ato që hajdutet politike e fëmijët e tyre “bojn pare, lek lek lek”?!

A e kuptojnë gjyqtarët se nuk po shpëtojnë BABIN-përfshirë ne këtë KRIM shuuuuuumë më tepër SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-përfshirë ne këtë KRIM hapur e shume me tepër se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndërgjegjes te jetës se NJERËZVE TË SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORË?

Po GJENERALI HOXHA që po FSHIHET-edhe pse i sigurt,
A e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerëzve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?!

Bëhuni burra e dëshmoni!
Bëhuni burra e vërini emrat qe ishin krimit!
Bëhuni burra e gjykoni, ndëshkoni krimin me masiv e me te përbindshëm ne demokraci prej korrupsionit! NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJT!'- shkruan Braçe.

Braçe ka publikuar edhe videon e shpërthimit të frikshëm, që tregon përmasat e kësaj masakre.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille