Në datën 19 janar 2010 futbolli shqiptar u trishtua për ndarjen nga jeta të një legjende të tij siç ishte Panajot Pano, simboli i Partizanit dhe një ndër emrave më të shkëlqyer të kombëtares shqiptare.

Sot mbushen plot 16 vjet nga humbja e kësaj figure të njohur që e ka gdhendur fort emrin e tij në librin e historisë së futbollit shqiptar dhe klubi i Partizanit ka dashur ta përkujtojë këtë legjendë të tij dhe të të gjithë futbollit shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

‘Sot mbushen 16 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA-shkruhet në postimin e Partizanit që më pas përshkroi edhe karrierën 18 vjeçare të kësaj legjende të futbollit tonë

Panajot Pano në karrierën e tij ka zhvilluar 210 ndeshje me Partizanin duke shënuar 136 gola dhe duke fituar 4 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë, ndërsa me Kombëtaren shqiptare ka zhvilluar 24 ndeshje me 4 gola të shënuar. Në karrierën e tij Panajot Pano është nderuar me shume çmime individualë si ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari i Shekullit’ i akorduar nga UEFA/FIFA si dhe ‘Nderi i Kombit’

‘Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar', mbyllet postimi përkujtimor i Partizanit në nder të Panajot Panos.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Janar, 10:30

    Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?