U desh të kalonin pesë trena përmes hekurudhës, para se të gjendej trupi i vdekur i një vajze adoleshente mbi shina.

Ngjarja ndodhi në qytetin Whitstable në Kent , ku sipas “Dailymail” Taiyah-Grace Peebles, 16 vjeçe, po kthehej nga një mbrëmje me shokët, dhe rreth orës 11 ajo u nda prej tyre.

Ndërsa trupi i saj u gjet në shinat e  trenit rreth orës 06:45 të mëngjesit të ditës tjetër.

Pasi u zbulua trupi i pajetë i 16-vjeçares, u ndalua rryma elektrike dhe u pezullua shërbimi hekurudhor.
Taiyah
  16 vjeçarja e cila u gjend e vdekur në shinat e trenit

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com