17 gola në 5 ndeshje. Ky është bilanci i ditës së sotme të turit të tretë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve. Skuadrat vendase kanë fituar në 4 sfida ndërkohë që vetëm 1 doli barazim. Norvegjezët e Bodo/Glimt, izraelitët e Makabi Haifa dhe serbët e Crvena Zvezdës, kanë shkëlqyer, duke fituar me goleadë, teksa kualifikimi për në “Play Off”, tashmë duket një formalitet. Një fitore mininame, por mjaft të rëndësishme arriti edhe Dinamo e Kievit në përballjen ndaj Shtrum Grac. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit mes Karabag dhe Ferencvarosh.
Ja rezultatet
BODO/GLIMT – ZALGIRIS 5-0
KARABAG-FERENCVAROSH 1-1
MAKABI HAIFA – APOLLON LIMASOL 4-0
DINAMO KIEV – SHTURM GRAC 1-0
CRVENA ZVEZDA – PYNIK JEREVAN 5-0