Menjëherë pasi Report Tv publikoi rastin e 17-vjeçares Lindita Patoku, e sëmurë nga kanceri dhe aq më tepër në gjendje mjaft të rëndë ekonomike, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Përfaqësues të këtij dikasteri kanë kontaktuar me redaksinë e Report Tv duke kërkuar kontakte me familjen e Patoku, me qëllim për t’i ofruar ndihmën e tyre. Ministria e Shëndetësisë premton se do ndjekë në vazhdimësi shëndetin e Linditës 17-vjeçare për t'i ofruar asaj ndihmën e nevojshme për përballimin e sëmundjes së rëndë. 

Familja apel për ndihmë:

Numri i telefonit ku mund të kontaktoni familjen e Linditës: 

Mobile: +355 67 62 54 415

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com