Athina është goditur nga një stuhi vrastare që zbrazi mbi qytet 170 milimetra shi, një sasi kjo e vlefshme për gjashtë muaj reshjesh në më pak se një ditë.
Stuhia goditi vendin të mërkurën duke lënë 2 viktima. Një grua 56 vjeçare humbi jetën pasi u morr nga rryma e ujit dhe ngeci nën një makinë në kodrat e Ano Glyfadës ku edhe është shpallur gjendja e emergjencës.
Pak orë më vonë, një burrë 53 vjeçar, roje sigurie në det, u godit nga dallga ndërsa po ndihmonte banorët të ankoronin varkat e tyre në qytezën portuale të Astrosit.
Të enjten, ekipet e shpëtimit u shpërndanë në qytet për të pastruar mbetjet e lëna nga stuhia.
Ndërsa erëra e furishme tejkalonin 100 kilometra në orë, autoritetet në Athinë dhe në shumë qytete të jugperëndimit të vendit u mbyllën shkollat.
Departamenti i zjarrfikëses tha për mediat se vetëm në kryeqytet janë bërë 900 thirrje emergjence.
Për këtë arsye, kryeministri Kyriakos Mitsotakis anulloi udhëtimin drejt Davosit ku do të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Përmbytjet e vazhdueshme në Greqi gjatë reshjeve të stinës ka detyruar autoritetet të përmirësojnë argjinaturat për të kufizuar dëme.
Ekspertët në vend kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për përmirësim të infrastrukturës sidomos në atë zonë të kryeqytetit të rrethuar nga mallet dhe nga burime të shumta ujore që janë betonizuar si pasojë e urbanizimit të qytetit.
Komente









