1/8 e Botërorit, Belgjika për t'u konfirmuar ndaj Japonisë

1/8 e Botërorit, Belgjika për t'u konfirmuar ndaj Japonisë

Futbollisti i Kombëtares belge, Eden Hazard

Pasi fitoi grupin G me pikë të plota Belgjika kërkon të konfirmohet edhe në fazën me eliminim direkt.

“Djajtë e kuq” do kërkojnë një biletë për në çerekfinale kur të përballen në mbrëmje me Japoninë në Rostov Arena. Trajneri Roberto Martinez pas i la pushim ndaj Anglisë rikthen në formacion artilerinë e rëndë me Eden Hazard, Lukaku, De Bruyne e të tjerë.

Martinez kërkon që skuadra e tij të ketë kujdes: “Skuadra është shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Japonia është një skuadër që ka lojtarë me eksperiencë si Kagawa dhe Honda dhe u kërkoj futbollistëve që të jenë të kujdeshëm por patjetër që ne duam kualifikimin,”- e mbyll Martinez.

Japonia e mbyll e dyta grupin H dhe u kualifikua më tej falë rregullit Fair Play ndërsa në fazën e 1/8 është kualifikuar edhe në 2002 dhe Botërorin e vitit 2010.

Ka një precedent mes Belgjikës dhe Japonisë që daton në Botërorin e vitit 2002 dhe dueli u mbyll në barazim 2-2. Për trajnerin e aziatikëve Belgjika nuk është e pamposhtur.

Akira Nishino drejtuesi i “samurajve blu” deklaron: "Belgjika është një super skuadrër ,një nga më të mirat por askush nuk është i pamposhtur. Gjatë këtyre ditëve i kemi studiuar. Kanë yje në skuadër por edhe pika të dobëta. E ndiej që lojtarët e mi kanë shumë për të dhënë dhe besoj se do arrijmë diçka fantastike,”-e mbyll Nishino.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë