18 mijë banorë të Skraparit në dorë të tre mjekëve, 2 prej tyre punojnë edhe pse kanë dalë në pension

Me plot 17 mijë e 400 banorë, vetëm në bashki, nëntë njësi administrative dhe 105 fshatra spitali i Skraparit është në alarm për sa i përket mungesës së mjekëve. Lajmin e bën të ditur vetë drejtori i spitalit, i cili deklaron se në shërbim të pacientëve janë vetëm tre mjekë: një mjek patolog, një pediatër që ofron dhe shërbimet për sëmundjet e gjakut si dhe një mjek otorinolog. 

Me vetëm tre mjekë, ku këta dy të fundit kanë dalë prej vitesh në pension, por mbahen në punë ende, ky spital e ka të pamundur t'i shërbejë pacientëve. 

"Problematike është situata në kushtet kur nuk kemi një mjek gjinekolog, ai na vjen vetëm me orë të pjesshme dy herë në javë", shprehet drejtori i spitalit Astrit Dyrmishi. Problematikën e mungesës së mjekëve drejtuesi e ka bërë në të gjitha instancat shtetërore dhe është në pritje që në janar këtu të nis proçesi i patronazhimit. 

Nga ana tjetër me një kapacitet prej 38 shtretër ky spital ka dhe mungesë aparaturash, që për drejtorin janë po kaq shqetësuese, por që është i lidhur si problem sërish me mungesën e mjekëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 18/12/2018 20:43

    Skraparlite nuk kane nevoje per doctor,i sheron Ilir Meta me Monen,duke i bere antar partie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja