18 mln € evazion me TVSH/ 46 vite burg për 24 të akuzuar, mes tyre lavazhieri që u bë 'biznesmen'

18 mln € evazion me TVSH/ 46 vite burg për 24 të akuzuar, mes tyre lavazhieri që u bë 'biznesmen'

Bledar Metko

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 46 vite burg, 24 personat e përshirë në evazion fiskal që u godit vitin e kaluar dhe që i kushtoi shtetit 18 milionë euro dëm me faturat fiktive. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se dy personat kryesorë që janë dënuar më shumë janë Dashamir Ymeraj me 6 vite e 8 muaj burg

dhe Enver Sheshi 6 vite burg. Por, pavarësisht se fillimisht u njoftua se bëhet fjalë për goditjen e një rrjeti biznesmenësh, në fakt shumica e tyre me shumë vështirësi sigurojnë mbijetesën, janë në skamje. Njëri prej tyre është edhe Bledar Metko, i cili punonte lavazhier, por tregoi se i kishin marrë kartën e identitetit dhe në emrin e tij si administrator i një firme fantazmë bëheshin prerjet e faturave.

Skema e mashtrimit
Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH.

Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit. Kjo skemë ka përfshirë jo vetëm Tiranën, por edhe disa qytete të rëndësishme. Rrjeti, i cili ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, i ka shkaktuar shtetit një dëm që përllogaritet në 18 milionë euro.

Vendimet e dënimeve me burg
Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg
Aleksandër Gusho – 1 vit burg
Asim Çaçi – 8 muaj burg
Bledar Metko – 8 muaj burg
Bruno Osmani – 1 vit burg
Diana Ramizi – 1 vit burg
Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg
Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg
Erisa Islam – 1 vit burg
Gentjan Dedja – 1 vit burg
Gerdi Laho – 8 muaj burg
Kristi Rrënja – 1 vit burg
Lirim Jella – 1 vit e 4 muaj burg
Kudret Memaga – 1 vit burg
Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg
Myfaret Ballushi – 1 vit burg
Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg
Santiljano Çifligu – 1 vit burg
Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg
Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg
Enver Sheshi – 6 vite burg
Valter File – 4 vite burg
Nefail Jaho – 4 vite burg
Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/05/2020 20:46

    Sa shumë i paskan dënuar...gjynah

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 07/05/2020 14:55

    18 miliona €uro ku jane? Sa jane gjetur, dorezuar e sekuestruar? 50 vite trajtim ne burg per keta hajdute jane kosto shtese per taksapaguesit shqiptare. Me perpara duhet te kthejne parate e grabitura, te paguajne demet e shkaktura dhe kostot e proceseve gjyqesore, paraburgim, burgim etj e pastaj t'u sekuestrohen pasurite qe kane se bashku me familjaret qe kane gezuar nga parate e vjedhura. Cdo hap dhe veprim administrativ, civil dhe penal ka faturen perkatese e cila duhet paguar. Jo vetem teatrin burgu-burgu-burgu .

    Përgjigju
    • Ai shoku: 04/09/2021 13:24

      ca po t intereso ty shoku?

    • Krenar Ymeraj: 22/08/2021 23:15

      I lumt trapi qe kan vjedh shtetin pse vetem shteti do na vjedhi ne me PPP e me tendera abuziv.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja