18 qershori, 13 parti i kërkojnë
KQZ të regjistrohen në zgjedhje

18 qershori, 13 parti i kërkojnë<br />KQZ të regjistrohen në zgjedhje
Shtohet numri i partive politike, të cilat kanë paraqitur dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Dy ditë pas përfundimit të afatit ligjor, 13 parti politike i kanë kërkuar KQZ të regjistrohen në zgjedhje, duket e çuar në rreth 50 numrin e subjekteve që do të marrin pjesë në proces. Kërkesat e partive, KQZ ka parashikuar që t’i shqyrtojë gjatë një mbledhje ditën e sotme.

Në listën e partive bën pjesë edhe Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-Presidenti Bamir Topi. Subjektet zgjedhore që kanë depozituar dokumentacionin në KQZ janë: Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Aleanca Popullore për Drejtësi, Partia Demokracia Sociale, G99, Partia e të Drejtave të Mohuara, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Rruga e Vërtetë Shqiptare, Partia Socialiste e Vërtetë ’91, Partia Shqiptare Atdheu, Ardhmëria Shqiptare, Fryma e Re Demokratike, Partia Reformatore Demokratike dhe Partia Pajtimit Kombëtar.

Ndërkaq, edhe pse jashtë afatit, KQZ pritet t’i regjistrojë partitë. Paralajmërimi ka ardhur nga kreu i KQZ, Denar Biba, i cili disa ditë më parë, gjatë një prononcimi për Shqiptarja.com, tha se vota e tij do të ishte pro regjistrimit të cilësdo parti.

“Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Ky i datës 10 është thjeshtë sugjerues nga sugjerues nga Kodi”, ka pohuar Biba.

Ndërkaq, partitë kryesore opozitare përbetohen se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare pa u plotësuar kushti për krijimin e një qeverie teknike.
 
Regjistrohet edhe FRD e Bamir Topit
Fryma e Re Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

FRD i është drejtuar përmes një kërkese KQZ-së për t'u regjistruar në zgjedhje. Vetë kreu i FRD, ish-presidenti Bamir Topi është shprehur edhe më herët se forca politike që ai drejton do të konkurrojë në këto zgjedhje, ndërsa ka insistuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  

13 parti
Dy ditë pas përfundimit të afatit ligjor, 13 parti politike i kanë kërkuar KQZ të regjistrohen në zgjedhje, duket e çuar në rreth 50 numrin e subjekteve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg