18 qershori, nis formimi i KZAZ
PD bojkot, LSI pjesë e procesit

18 qershori, nis formimi i KZAZ<br />PD bojkot, LSI pjesë e procesit
Teksa opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ ka nisur konstituimin e KZAZ-ve pa përfaqësuesit e PD-së.
 
Në Fier janë konstituuar 2 KZAZ-të e para dhe pritet që institucionet administrimit të zgjedhjeve të nisin punën edhe në qarqet e tjera.
 
Në qarkun e Fierit është bërë konstituimi i KZAZ-ve numër 57 dhe 58 të cilat përfshijnë 8 njësi administrative.
 
Nga ana tjetër, në mbledhjen e parë të KZAZ-së kanë shkuar edhe anëtarët e LSI-së.
 
Ndryshe nga deklarata e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta që tha se nuk bëhet pjesë e procesit zgjedhor farsë, LSI ka çuar anëtarët e saj në mbledhjen e KZAZ-së për të bërë konstituimin dhe zhbllokuar punën për përgatitjen e zgjedhjeve.
 
Në bashkinë e Fierit janë dy KZAZ ndërsa Patosi, Ballshi dhe Rroskoveci kanë nga një KZAZ.
 
Ndërkohë që janë konstituuar edhe 7 KZAZ në rang qarku Shkodër, me PS dhe LSI që kanë dërguar përfaqësuesit, ndërsa PD ende jo.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg