Gjatë javës së shkuar në Tiranë u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Policia, po ashtu goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar policët më qëllim që të shmangnin gjobat. 109 persona janë raportuar duke tentuar tu japin ryshfet policëve.
Që prej fillimit të vitesh 707 drejtues mjetesh kanë marrë gjobë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 291 drejtues mjetesh kanë marrë gjobë për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, kanë marrë gjobë gjithsej 2145 drejtues mjetesh.
Deri më tani gjatë 2022-shit janë pezulluar 130 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjoba janë vendosur edhe për drejtuesit e motomjeteve, 354 në numër, për mosvendosje të kaskës.