Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ku babai i tij u dënua me 18 vite burgim.
Pas përfundimit të seancës, Klestor Veseli tha se familja do të vijojë të qëndrojë e fortë përballë vendimit të trupit gjykues.
“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi të fortë - nuk kemi asgjë më shumë”, u shpreh ai.
Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një nga ish-drejtuesit e UÇK-së, u dënua me 18 vite burgim nga Gjykata Speciale.
Ndërkohë, mbrojtja e tij pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e aktgjykimit dhe shpalljen e tij të pafajshëm.
Në dënimin e Veselit llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim.
Lajmi kryesor:
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Turp! BE apel për përmbajtje








