Kapiteni dhe legjenda e Osasunës në Spanjë, Roberto Torres do largohet nga klubi i La Liga-s pas 18 vitesh. Me 353 paraqitje dhe 60 gola të shënuar, Torres është lojtari më jetëgjatë që ka qëndruar në skuadrën spanjolle.
Fantazisti nga 1 janari 2023 nuk do jetë më pjesë e Osasunas, teksa do përshëndesë tifozët në "Pamplona". I lindur në 1989, 33-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë me ekip tjetër, duke veshur vetëm fanellën e "bardhekuqve".
Torres u bashkua me akademinë e Osasunës në vitin 2005, për të kaluar në ekipin B në vitin 2007. Nga 2012 ai ishte pjesë e pandarë e ekipit të parë, teksa e mbyll me 353 paraqitje, 60 gola dhe 56 asistime. Ndeshja e fundit sot kundër Real Sociedad do jetë edhe ajo e lamtumirës. Në 1 janar, klubi i Osasunës ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit për këdo që do të përshëndesë lojtarin që për 18 vite qëndroi me një fanellë. "Martesa" e Torres me Osasunën është më jetëgjata që një futbollist ka bërë me skuadrën në La Liga.