Bashkia e Tiranës po feston Pavarësinë e Kosovës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, tregohet hap pas hapi ‘veshja’ e ndërtesës me flamurin blu me hartën e Kosovës dhe 6 yjet.
Videoja është shoqëruar edhe me këngën e Rita Orës, “Shine Ya Light”, në videoklipin e së cilës këngëtarja është shfaqur me flamurin kombëtar.
Në shkrimin krah videos shkruhet se 17 Shkurti është një kujtesë se liria fitohet me sakrificë, qëndresë e besim. Njëkohësisht, shpreson në përfundimin e drejtë të gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe kthimin e tyre në shtëpi.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
17 Shkurti nuk është thjesht një datë - është kujtesë se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me flamur e dinjitet.
E në këtë ditë, nuk mund të mos mendojmë edhe për ata që luftuan në betejë që Kosova të jetë e lirë - drejtuesit e UÇK-së. Ende shpresoj se procesi i tyre do të përfundojë me drejtësi dhe me kthimin e secilit në shtëpi, në respekt të së vërtetës, historisë dhe lirisë së Kosovës.
Gëzuar Kosovë - qofsh gjithmonë e lirë!”, shkruhet krah videos.
Komente









