18-vjeçari vdes për Krishtlindje
shpëton jetën e 10 njerëzve të tjerë

18-vjeçari vdes për Krishtlindje<br />shpëton jetën e 10 njerëzve të tjerë
Një gjest human këto Krishtlindje që me siguri do të shpëtojë jetën e 10 personave të tjerë, është cilësuar ai i një familjeje italiane që humbën djalin e tyre. Alessandro Giani, 18 vjeç, ka vdekur pas 3 ditësh qëndrimi në spitalin e Varese, pasi ra nga taraca e një fabrike të braktisur.

Pasi mjekët i shpjeguan vdekjen cerebrale, familja e të ndjerit autorizoi heqjen e organeve të tij dhe dhurimin për 10 persona që ndodheshin në gjendje kritike për jetën. Alessandro Giani ka vdekur pas tre ditëve në koma. Rënia e tij ishte fatale: i riu bashkë me dy miqtë e tij, po eksploronte ndërtesën e braktisur.

Ai nuk e kishte vënë re një të çarë në dysheme, duke u rrëzuar kështu nga një lartësi prej 6 metrash.
Alessandro Giani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)