TIRANE - Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga vajza e tij 18-vjeçare se ushtronte dhunë ndaj saj. 

Policia njofton se në pranga u vu M.K, i cili është denoncuar nga vajza adoleshente E.K.  

Babai dhunues është marrë në hetim nga Prokuroria dhe do të akuzohet për veprën penale të "Dhunës në familje". 

Njoftimi i Policisë
Më datë 10.07.2017 shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 54 vjeç, i cili ka dhunuar fizikisht vajzën e tij, shteasen E. K., 18 vjeç.

Materialet u referunan në ngarkim të tij, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Dhunës në familje ", parashikuar nga neni 130/ a i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com