/ATSH-AFP/ - Kina njoftoi sot se kishte kapur 181 grupe terroriste që prej nisjes një vit më parë të një fushate të quajtur "Goditja e fortë" në Xinjiang, rajon me shumicë myslimane dhe skenë e trazirave të vazhdueshme.
Sipas statistikave të dhëna nga autoritetet komuniste rajonale, e pamundur për tu verifikuar në mënyrë të pavarur, 96 për qind e këtyre grupeve janë neutralizuar para se vepronin.
"112 të dyshuar janë dorëzuar në polici", sipas të dhënave të cituara nga agjencia kineze e lajmeve Hsinhua dhe qendra informative Tianshan, kontrlluar nga autoritetet e Xinjiangut.
Fushata "Goditja e fortë" shumë e kritikuar nga organizatat për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, u ndërmor menjëherë pas një atentati që përgjaku më 22 maj 2014 Urumqin, kryeqytet i Xinjiangut. Në këtë atentat rreth 39 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën, sipas bilancit zyrtar.