Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta.
Sakaq, situata mori përmasa edhe më të medha. Sapo mësoi për plagosjen e të vëllait, 41-vjeçari Arben Kepëca mori pistoletën me fishek në fole u nis për të vrarë 18-vjecarin.
Falë reagimit të menjëhershëm të policisë, 41-vjeçari u arrestua si dhe u sekuestrua arma.
Pak orë pas ngjarjes, Policia e Shkodres arrestoi autorin e dyshuar, Arvin Fregjaj. Në pranga ra dhe i ati, Agron Mehmeti, 41-vjeç, i cili dyshohet se bashkepunetoi me te ne krim.
Report Tv ka siguruar video nga momenti i sulmit me mjetin prerës. Në pamje, duket qartë thika që 18-vjeçari mban në dorë, dhe momenti kur 32-vjeçari bie në tokë nga goditja me armën e ftohtë. Gjithashtu, i riu është i shoqëruar nga babai i tij, i cili dhunon fizikisht 32-vjeçarin.
Njoftmi i plotë i policisë:
Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Të tjera pamje kanë dalë nga sherri i ndodhur mesditën e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, ku 32-vjeçari Vildan Kepëca mbeti i plagosur me thikë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se sherri e kishte zanafillën që nga ambientet e jashtme të poliklinikës.
Më pas autori i plagosjes, 18-vjeçari Arvin Fregjaj, sëbashku me të atin e tij 41-vjeçarin Agron Mehmeti, shihet teksa futen në poliklinikë, nisin debatin me 32-vjeçarin dhe në një moment Mehmeti e godet me grusht.
Më pas në sulmin fizik ndaj 32-vjeçarit përfshihet edhe djali i Agron Mehmetit, 18-vjeçari Arvin Fregjaj. 32-vjeçari Vildan Kepëca në pamundësi për t’u përballur me të dy, ikën me vrap, por agresorët e ndjekin dhe më pas 18 vjeçari e sulmon edhe me thikë.
Mesditen e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca.
Report Tv ka siguruar video nga momenti i sulmit me mjetin prerës. Në pamje, duket qartë thika që 18-vjeçari mban në dorë, dhe momenti kur 32-vjeçari bie në tokë nga goditja me armën e ftohtë. Gjithashtu, i riu është i shoqëruar nga babai i tij, i cili dhunon fizikisht 32-vjeçarin.
I plagosuri u transportua spital ndersa motivet e konfliktit ende s’janë bërë të qarta.

Komente









