Në fjalën e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani nënvizoi se historia nuk mund të rishkruhet mbi sakrificat që janë bërë në emër të lirisë.

Osmani falënderoi çdokënd, përfshirë shtetet që kanë mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, teksa shpalosi sfidat që e presin vendin në vijim.

“Kosova u bë shtet për të mbrojtur të vërtetën dhe mos të lejuar kurrë që historia të reishkruhet në dëm të atyre që sakrifikuan gjithçka. Populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep në mënyrë që sot ta gëzojmë lirinë, ndaj nuk do ta pranojmë asnjëherë në Kosovë e kudo në botë ndonjë narrativë që barazon agresorin me viktimën, pushtuesin me të pushtuarin e krimin me rezistencën për liri. Rruga e Kosovës drejt lirisë ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mundshëm dhe i mbushur me sfida, por dhe me aleanca të fuqishme e miqësi të sinqerta. Me mirënjohje të thellë dua t’i falënderoj të gjithë aleatët tanë që i ndërtuam me mençurinë dhe vizionin e presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe burra e gra që i qëndruan pranë në ndërtimin e këtyre aleancave që do t’i mbrojmë me çdo kusht. Falënderojmë SHBA-të, aleatin tonë strategikçdo shtet europiane  gjetiu, gjithë partnerët ndërkombëtarë që qëndruan pranë Kosovës kur liria dukej e largët dhe e pamundur. Pa përkrahjen e tyre politike, diplomatike edhe ushtarake, ëndrra jonë për liri do të ishte akoma e largët.

Sot pas 18 vitesh, kemi arritur shumë, por kemi akoma shumë rrugë për të bërë përpara. Përgjegjësia jonë është që idealin për të cilin u flijuan dëshmorët, të vazhdojmë ta shndërrojmë në shtet të fortë, me sovranitet në çdo pëllëmbë, drejtësi funksionale e të paanshme, zhvillim ekonomik për çdo qytetar, integrim në familjen euroatlantike dhe mbi të gjitha shpresë për të rinjtë. 18 vjet shtet janë edhe më shumë përgjegjësi. Le ta ruajmë Kosovën si amanet, le ta ndërtojmë të ardhmen me guxim, le ta mbajmë të gjallë dashurinë për atdheun, ta ruajmë lirinë si gjënë më të shtrenjtë dhe ta ndërtojmë shtetin si shtëpi për brezat që do të vijnë  pas nesh. Lavdi dëshmorëve të kombit e martirëve! Urime 18 vjetori i Pavarësisë! Rroftë Republika e Kosovës për mot e jetë!”, tha Osmani.


Lajmi kryesor:

Kosova feston sot 18 vite pavarësi/ Kuvendi në seancë solemne! Osmani, Kurti e Begaj: Historia nuk mund të shkruhet pa 4 liderët e UÇK-së