Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas ngritjes solemne të flamurit të vendit, Osmani tha se sot qytetarët bashkohen për të festuar dhe për të përkujtuar të gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën.

“I uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë sovran e të pavarur. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë në radhë të parë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, i cili tashmë po hyn në moshë të pjekurisë dhe në të njëjtën kohë bëhemi bashkë për të përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetin”, tha Osmani.


Lajmi kryesor:

Mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK, Kosova feston 18- vjetorin e Pavarësisë! Osmani: Respekt për ata që dhanë jetën që ne ta gëzojmë shtetin tonë