Departamenti i Administratës Publike ka zbardhur 190 vendet e lira ne administratën shtetëroir. Për secilin vend vakant është publikuar lloji i diplomës së nevojshme, si dhe afati i dorëzimit të dokumenteve, i cili është mesi i tetorit. Vendet vakante nisin nga poste drejtuese në institucionet qendrore, deri speciualistë të thjeshtë në qarqe.

Sipas DAP, aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave për procedurën e pranimit në shërbimin civil (nga jashtë sistemit të SHC), do të bëhen vetëm ONLINE, në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, duke u regjistruar e aktivizuar llogarinë dhe, duke plotësuar me kujdes informacionin në të gjitha fushat e aplikimit online. Aplikimi juaj përfundon pasi të keni klikuar mbi butonin "Apliko tani".

“Kujdes! 
Për procedurën e pranimit në shërbimin civil Aplikimi bëhet vetëm ONLINE, nuk pranohen dokumentet nëpërmjet email-it, apo aplikime me postë!” thekson Departamenti i Administratës Publike.