1985/Kur shqiptarët gatuanin me vajgur në wc, ja sa harxhonin në muaj (Dokumenti)

1985/Kur shqiptarët gatuanin me vajgur në wc, ja sa harxhonin në muaj (Dokumenti)

Socializmi gjasme “ngadhënjimtar”, që drejtonte vetëm nëpërmjet mashtrimit publik (propagandës) dhe krimit, i bëri shqiptarit atë që asnjë pushtues nuk e realizoi dot: e shpërfytyroi dhe e detyroi të gatuajë edhe në wc. Pikërisht në vendin modest të caktuar për të kryer nevojat personale sipas varianteve më mizerje të Spiro Kolekës, një kënd i caktuar ishte për gatimin. Gatuesi nuk ulej asnjëherë, por rrinte në këmbë.

Kësisoj, gjella e varfër, grosha, apo zierja e një veze, detyrimisht shoqërohej me aromat që vinin nga wc-ja e betontë pak centimetra larg saj. Popullsia e Shqipërisë, duke jetuar në kushte primitive, si mjet kryesor për të zier gjellën përdorte një lloj furnele me vajgur. Këtë të fundit e blinte në treg përmes një radhe sa epike aq edhe heroike. Radha e vajgurit ishte e famshme për paraqitjen e saj.

Atje koleksionoheshin lloj-lloj variantesh bidonash dhe një larmi portretesh njerëzore në pritje të ditës së bekuar, kohës kur do vinte vajguri. Njerëzit ishin të zymtë kur prisnin me orë të tëra vajgurin e bekuar dhe dilnin nga dyqani me një lumturi, sot e ngjashme me njerëzit që fitojnë miliona lekë.

Vajguri shitej me tollona (të cilat i jepnin këshillat popullorë) se në atë rend tolloni ishte mjeti kryesor për blerje. Por vajguri shërbente edhe për ngrohjen e ujit, ditën magjike të së shtunës, sepse asokohe shqiptari lahej me kursim vetëm një herë në javë. Nëse për arsye të ndryshme, e “digjte” të shtunën, duhet të priste javën tjetër për t’u larë.

Le të shohim sa konsumohej vajguri në Shqipëri. Sipas njoftimit të datës 15.7.1985 të Ministrisë së Ekonomisë Komunale që shoqëron tabelën bashkëlidhur, për 6-mujorin e parë të vitit 1985 nga plani 17.570 ton ishin realizuar 17.131 ton (minues 439 ton) ose 97.5%. D.m.th. brenda një vit, konsumoheshin rreth 35-36 mijë tonë vajgur nga popullsia. Qeveria kishte dhënë porosi për të kursyer 1 mijë ton vajgur në tremujor. Shitja në popull bëhej me tollon nga 12 litra për familje.

Në statistikë jepej muaji qershor 1985. Në shkallë vendi ishin konsumuar 3.160 ton. Rrethet që konsumuan më shumë vajgur në qershor ishin (njësia ton):

-Tirana, 861

-Durrësi, 366

-Shkodra, 242

-Vlora, 241

-Korça, 228

-Fieri, 210

-Elbasani, 207

-Berati, 180

Rrethet që konsumuan më pak vajgur ishin (njësia ton):

-Puka, 10

-Gramshi, 10

-Tropoja, 13

-Kolonja, 13

-Mirdita, 15

-Librazhdi, 22

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli