1995, një ngjarje 'shqiptare' e Viktor Bu(o)t! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario

1995, një ngjarje 'shqiptare' e Viktor Bu(o)t! Si u kap avioni rus i nisur nga Rinasi me municione Somario

Arrestimi i Viktor Buotit (But)

Më 3 gusht 1995 një avion gjuajtës i talebanëve kapi në qytetin e Kandaharit avionin transportues rus Il-76, me 1304 arka me fishekë kallashnikovi të blera në Shqipëri për llogari të qeverisë anti-talebane. Fakti pak i njohur në Shqipëri, po trajtohet, mbështetur në materiale të medieve ndërkombëtare dhe gazetave ruse që e kanë përkujtuar këtë ngjarje, e cila bëri bujë në opinionin ndërkombëtar. Depërtimi i shërbimit sekret taleban në Tiranë në vitin 1995. Automatikët e famshëm ishin porositur personalisht nga trafikanti më i madh i armëve në botë, i mbiquajtur “tregtari i vdekjes”, “perëndia e luftës”, Viktor But. Mendohet se ka ardhur sërish në Shqipëri, por është arrestuar një javë para tragjedisë së Gërdecit

KOINCIDENCA

Është kurioze se Buoti ka ardhur personalisht në Shqipëri për organizmin e urës ajrore Tiranë-Kabul. Po ashtu, ka një përkim interesant tjetër me Shqipërinë: ai është arrestuar në Tajlandë më 6 mars 2008, 9 ditë para tragjedisë së 15 marsit 2008 të Gërdecit. Atëherë mediet botërore spekuluan dhe me Buotin, por edhe me Efraim Devirollin pas një shkrimi në “Neë Jork Times” për skandalin e fishekëve kinezë të nisur nga Shqipëria në Afganistan për llogari të Pentagonit. Më 12 nëntor 2010 Rusia furnizoi falas Ministrinë e Punëve të Brendshme të Afganistan me 20 mijë copë automatikë të rinj Kallashnikov dhe 2,5 milionë fishekë. Më 16 nëntor 2010 Buoti u ekstradua në SHBA me gjithë protestat e Kremlinit. Më 1 dhjetor 2010, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi dhënien, pa shpërblim, të 30 000 (tridhjetë mijë) automatikëve 7.62 mm, model 56, dhe të 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) fishekëve 7.62 mm, model 56, qeverisë afgane, për Policinë Kombëtare Afgane, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit

“TREGTARI I VDEKJES” U SHITI ARMË TALEBANËVE

Raporti investigativ i Qendrës për Integritet Publik i shkruar nga Phillip van Niekerk dhe André Verlöy, më 20 maj 2002, bënë të ditur: “Viktor Bout, trafikanti rus i armëve, i cili u ka bërë shitje klandestine armësh të luftës disa prej regjimeve më gjakësore dhe rebelëve në Afrikë u ekspozuan nga Kombet e Bashkuara, kishte dhe një klient tjetër sekret: u shiti miliona dollarë armë talebanëve në Afganistan. Në mars 1995, Bouti dhe francezi Mishel-Viktor Toma (Michel-Victor Thomas) themeluan kompaninë private të transportit ajror “Trans Aviation Netëork Group” (TAN), thuhet në raportet e OKB-së dhe shërbimeve të fshehta. Në vitet 1995-1997, si bazë e kompanisë operuese shërbeu aeroporti belg i Ostendit, i përmendur shpesh nga grupet e të drejtave të njeriut për pritje kompanish dhe individësh të përfshirë në trafik armësh. TAN-i hapi gjithashtu zyra në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas raporteve të vëzhguesve vendorë, në fillim shumica e dërgesave nga Ostendi synonin Afganistanin. Shumë dërgesa mbërrinin në duart e grupeve anti-talebane. Një avion “Boeing 707”, me ekuipazh zviceran dhe i regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, “u financua pjesërisht nga gjeneralë afganë”, thuhej në raportin e shërbimit sekret belg.

KORRIDOR AJROR

Në vitin 1995, biznesmeni Viktor Buot, me leje të qeverisë ruse, bëri marrëveshje zyrtare me qeverinë e ligjshme para-talebane të Afganistanit dhe atë shqiptare për transportin e municioneve në drejtim të Afganistanit. Personalisht, Buoti erdhi në Shqipëri për të ndjekur këtë aferë të ligjshme. Për këtë qëllim u vendos një urë ajrore. Shtypi rus tregon:

Ja si filloi. Në fund të korrikut 1995, ekuipazhin e avionit IL-76 e thirri në zyrën e vet menaxheri i kompanisë:

-Çuna, na ka dalë në shteg një punë e mirë. Nga Shqipëria duhet çuar një ngarkesë për në Bagram. Shkoni në Athinë, atje furnizohuni me karburant për kthimin. Pastaj në Tiranë për t’u ngarkuar...

Do të merrnin një ngarkesë me fishekë automatikësh kallashnikov. Kjo ofertë, gjithsesi, nuk shkaktoi atëherë kundërshtime. Kapiteni i mjetit Vladimir Sharpatov e shpjegon këtë gjë me faktin se u kishte takuar të transportonin me rrugë ajrore teknikë dhe municione ushtarake. Për më tepër, për furnizimin me fishekë kishte marrëveshje midis Shqipërisë dhe Afganistanit. Kishin kaluar pa incidente dy rrugë. Rejsi i 3 gushtit 1995 ishte i treti. Pritës i ngarkesës ishte ministri i mbrojtjes së Afganistanit Ahmad Shah Masud (Massoud) me nofkën “Luani i Panxhshirit”, faktikisht armiku kryesor i lëvizjes islamike talebane.

AGJENTË SEKRETË TALEBANË NË TIRANË?

Sipas medieve ruse, shërbimi sekret i talebanëve kishte marrë të dhëna për dy rejset dhe përgatitej për të tretin. Gjatë fluturimit mbi territorin e Afganistanit, të kontrolluar nga telebanët, nga toka erdhi komanda që të uleshin për kontrollin e ngarkesës. Flisnin rusisht. Në bishtin e avionit Il-76 ishte vënë nga pas një avion gjuajtës i talebanëve, duke demonstruar kështu se e kishin seriozisht. Inxhinieri i bordit Sergej Butuzov propozoi të fitohej kohë, por hilja nuk piu ujë. Nga një hangar po lëvizte dhe përgatitej për fluturim gjuajtësi i dytë. Nën kërcënimin e hapjes së zjarrit Il-76 u ul në aeroportin e Kandaharit. Gjatë kontrollit në një nga arkat u zbuluan predha të kalibrit të madh, të ndaluara për transport. Sipas një versioni, kjo arkë u ngarkua në bord momentin e fundit nga agjentë talebanë në Tiranë.  Të shtatë pjestarët e ekuipazhit të avionit u vunë në arrest shtëpiak. Talebanët i akuzuan për furnizim me armë të trupave të “Aleancës së Veriut” të udhëhequr nga presidenti i Afganistanit Burhanuddin Rabbani dhe ministri i mbrojtes Ahmad Shah Massoud. 

MULLA OMARI

Marrjen në pyetje të ekuipazhit e drejtonte vetë mulla Omari. Atëherë ishte kreu i administratës vendore. Më vonë u ngrit në detyrë deri sa u bë krahu i djathtë i Bin Ladenit. Me urgjencë erdhi dhe ministri i punëve të jashtme të Pakistanit fqinj, pasi iu shmang gazetarëve. Dukej qartë së po përgatitej një deklaratë e fortë.

MAFIA

Qysh para se të arratiseshin gazetarët gërmuan dhe gjetën një informacion kurioz se fishekët, që u transportuan me “Il-in” në tre rejset e fundit, financoheshin nga një bankë e qytetit rus të Kazanjit.

-Kur çunat e mësuan këtë nga mediet, - thotë Vladimir Sharpatovi, - i zuri paniku: kur të kthehemi, atje mafia tatare mezi po na pret. Për shkak të humbjes së ngarkesës, do të rrënohej vetëm banka e Kazanjit... Ishte më e volitshme po të na hiqnin qafe – atëherë ata do të merrnin siguracionin për avionin dhe mallin.

Meqë ra fjala, në një intervistë, që i takon vitit 1998, Ahmad Shah Massoud pranoi me sinqeritet se armatimet dhe pajisjet ushtarake ia furnizonte “mafia ruse”. Por mafia nuk i preku. Themeluesit e “Aerostanit” i dëbuan pilotët nga firma dora-dorës. Ata e çuan çështjen në Gjykatën e Lartë. Kur po shqyrtohej padia, gjykatësi pyeti të paditurin: “A nuk mund ta trajtonit më butë Heroin e Rusisë, t’i ofronit, fjala vjen, një detyrë tjetër?” Përgjigja ishte e thjeshtë: “Kemi vetëm një vend vakant – rojë natë”.

NATA E TMERRSHME

Për më se një vit (378 ditë) pjestarët e ekuipazhit të avionit u mbajtën rob në kushte shumë të vështira, duke vuajtur nga vapa, mungesa e ujit dhe ushqimi i keq. “Nuk e dinim se çfarë do të ndodhte të nesërmen, s’dinim ç’bëhej. Dita më e tmerrshme gjatë pengmarrjes, ishte kur njëherë një natë rojat na zgjuan nga gjumi dhe na hipën në një autobuz. Po mendoja tashmë se po na çonin për të na pushkatuar. Doli se donin të na fshihnin, meqenëse në mediet ruse u njoftua se ushtarakët po përgatisnin një operacion për të na çliruar”, - tregonte më vonë komandanti i avionit Vladimir Sharpatov. Sipas fjalëve të Sharpatovit, presidenti i Tatarstanit Mintimer Shajmijev dërgoi te pengjet përfaqësuesin e tij Timur Akullov, i cili u përpoq të bindte talebanët për të liruar pilotët. U solli letra dhe gazeta, nëpërmjet tij ata u dërguan letra të afërmve.

EDHE KLINTONI

Në bisedimet më talebanët, përveç ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë dhe një delegacioni të Tatarstanit u angazhuan ndërmjetës nga OKB-ja dhe Organizata e Konferencës Islamike. Pala ruse angazhoi për zgjidhjen e situatës së krijuar presidentin amerikan Bill Klinton, zëvendëspresidentin e SHBA Al Gor dhe kryeministren e Paksitanit Benazir Bhutto. Përpjekjet e diplomatëve dhe ndërmjetësve për lirimin e ekuipazhit rus nuk u kurorëzuan me sukses. Ndërmjetësit mund të siguronin vetëm lejen për letërkëmbim dhe takime të veçanta me aviatorët, gjatë të cilave u arrit planifikimi dhe përgatitja e arratisjes së tyre. 

SHËRBIMI TEKNIK

Një herë në muaj ekuipazhit i lejohej t’i bënte shërbimin teknik avionit të kapur, i cili gjatë gjithë kësaj kohe rrinte i furnizuar me karburant në aeroportin e Kandaharit. Më 16 gusht 1996, ekuipazhi me pëlqimin e talebanëve bëri shërbimin teknik të radhës. Duke shfrytëzuar dobësimin e vigjilencës për shkak të xhumasë (festë e myslimanëve) dhe kohës së lutjeve, aviatorët ndezën aeroplanin dhe filluan ta ngrejnë në ajër. Avioni nuk mundi të marrë shpejtësi për një kohë të gjatë dhe u shkëput nga toka tamam nga pllaka e fundit e pistës së fluturimit. Tri roja, të cilat në këtë moment ndodheshin në bord, u çarmatosën menjëherë.

SHPËTIMI

Sapo avioni mori lartësi, shërbimet e aeroportit u përpoqën pa sukses të gjenin pilotin e të vetmit gjuajtës, por ai duke qenë se ishte festë, kishte ikur nga qyteti. Pasi fluturoi një pjesë rruge në lartësinë më të ulët – 50 m (për t’iu shmangur lokatorëve), Il-76 kaloi kufirin e Iranit dhe u ul në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 22 gusht 1996 komandanti dhe ekuipazhi i avionit u dekoruan me urdhrat më të lartë me dekret të presidenti të Federatës Ruse Bors Jelcin.

Aktualisht avioni për transport mallrash Il-76, me numër regjistrimi RA-76842, arratisur nga Kandahari, kryen misione humanitare në emër të kompanisë ajrore “Aviakon Citotrans”. Në vitin 2009 në Rusi, mbështetur në ngjarjet e viteve 1995-1996, regjisori Andrej Kavun xhiroi filmin artistik “Kandahar”. Premiera e filmit u dha më 1 shkurt 2010.

 “Tregtari i vdekjes” u shiti armë talebanëve

Raport investigativ i Qendrës për Integritet Publik

Nga Phillip van Niekerk dhe André Verlöy

20 maj 2002

Viktor Bout, trafikanti rus i armëve, i cili u ka bërë shitje klandestine armësh të luftës disa prej regjimeve më gjakësore dhe rebelëve në Afrikë u ekspozuan nga Kombet e Bashkuara, kishte dhe një klient tjetër sekret: u shiti miliona dollarë armë talebanëve në Afganistan.

Në mars 1995, Bouti dhe francezi Mishel-Viktor Toma (Michel-Victor Thomas) themeluan kompaninë private të transportit ajror “Trans Aviation Netëork Group” (TAN), thuhet në raportet e OKB-së dhe shërbimeve të fshehta. Në vitet 1995-1997, si baza e kompanisë operuese shërbeu aeroporti belg i Ostendit, i përmendur shpesh nga grupet e të drejtave të njeriut për pritje kompanish dhe individësh të përfshirë në trafik armësh. TAN-i hapi gjithashtu zyra në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas raporteve të vëzhguesve vendorë, në fillim shumica e dërgesave nga Ostendi synonin Afganistanin. Shumë dërgesa mbërrinin në duart e grupeve anti-talebane. Një avion “Boeing 707”, me ekuipazh zviceran dhe i regjistruar në Republikën Demokratike të Kongos, “u financua pjesërisht nga gjeneralë afganë”, thuhej në raportin e shërbimit sekret belg.

Kompania e Boutit shpërndau të paktën 40 tonë armë nga Ostendi në drejtim të Afganistanit, por Bouti u largua nga Belgjika pasi hollësi të dërgesave u raportuan në mediet lokale, përfshirë dhe faktin se ai u paguante 10.000 dollarë pilotëve për çdo udhëtim. Dokumenti i shërbimit sekret belg vinte në dukje se pilotët merrnin një mijë dollarë shtesë “për çdo ulje avioni në tokë”.

Kontaktet e Boutit me talebanët zgjasin deri në muajin gusht të vitit 1995, kur talebanët ishin në opozitë me qeverinë e presidentit Burhanuddin Rabbani në Kabul. Një nga avionët e Boutit, “Iljushin -76”, po fluturonte nga Shqipëria nëpërmjet Sharjahit me një ngarkesë armësh të lehta dhe pajisjesh ushtarake për Rabbanin, u interceptua nga një avion “MiG-21” dhe u detyrua të ulej në territorin e kontrolluar nga talebanët, shkruhet një shkrim investues të ICIJ [inciale për “International Consortium of Investigatives Journalists” - Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë]

Avioni “Iljushin-76” përkiste kompanisë ajrore “Aerostan”, me seli në Tatarstan, por ishte marrë me qira nga kompania “Transavia”, në pronësi të Boutit, dhe që operonte jashtë territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas agjencisë së lajmeve franceze AFP, kompania “Transavia” kishte filluar fluturimet me ngarkesa në drejtim të Kabulit, Kandaharit dhe Xhalalabadit në maj 1995 për llogari të tregtarëve afganë në emiratet.

Bouti dhe diplomatë rusë u përpoqën të negocionin për lirimin e ekuipazhit të arrestuar në Kandahar, por pa sukses. Sipas njoftimeve të shtypit, një vit më vonë, më 16 gusht 1996, shtatë anëtarët e ekuipazhit rus çarmatosën rojat dhe u arratisën me avionin Il-76 për  në Sharjah. Një burim i tha më vonë “Ëashington Monthly-it” se besonte që kjo gjë u arrit nga një ujdi e Butit me talebanët.

“Ishin me çmime të lira”

Më 3 gusht 1995, milicia talebane e Afganistanit uli forcërisht një avion rus transporti Il- 76 të çarteruar nga kompania “Transavia” me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestoi ekuipazhin e saj në Kandahar. Avioni po vinte nga Ukraina dhe ishte rrugës për në Kabul, kur u kap nga një avion gjuajtës MiG-19 i talebanëve. Talebanët thanë se aeroplani rus po transportonte 3.4 milionë fishekë automatikësh kallashnikov dhe dy arka me predha kundërajrorësh. Qeveria e presidentit Burhanuddin Rabbani pastaj pranoi çarterimin e avionit, duke këmbëngulur se nuk kishte asgjë të keqe ose të paligjshme në fluturim. “Ne blemë furnizime nga Shqipëria, sepse atje ishin me çmime të lira”, citohet të ketë thënë atëherë një zëdhënës. Pas mbi një viti avioni dhe të ekuipazhi u kthyen në Rusi.

Rusi i famshëm që transportoi kallash nga Tirana

Viktor Bout (rusisht shqiptohet But) lindi në vitin 1967, në Dushanbe të Taxhikistanit. Biznesmen rus, i cili krijoi një numër kompanive të transportit ajror, i famshëm kur u shpall si i dyshuar për trafik armësh.

Një ish-përkthyes ushtarak sovjetik, Bouti bëri shuma të konsiderueshme parash kompanitë tij të shumta për transporte ajror ngarkesash kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Duke qenë i ngarkuar OKB-ja në Sudan dhe Shtetet e Bashkuara në Irak, Bout mund të ketë lehtësuar ngarkesa të mëdha me armë në luftërat e ndryshme civile në Afrikë me anën e flotës ajrore private gjatë viteve 1990. Në bashkëpunim me autoritetet e SHBA, policia mbretërore tajlandeze arrestoi Boutin në Bangkok, në vitin 2008. Shtetet e Bashkuara kërkuan ekstradimin e tij, dhe duke dështuar në orvajtjen e parë, patën sukses në përpjekjen e dytë. Bouti tani përballet me akuzat në një gjykatë amerikane. Para se të ekstradimit të tij në SHBA, në gusht 2010, ai kishte shprehur besimin se gjykimi në SHBA do të çojë eventualisht në lirimin e tij. Ka konfuzion për karrierën ushtarake të Boutit, edhe pse është e qartë se ai ka shërbyer në forcat e armatosura të ish-Bashkimit Sovjetik. Pasi u diplomua nga Instituti Ushtarak i Gjuhëve të Huaja, fliste rrjedhshëm në 6 gjuhë. Në sajtin personal thuhet se ka shërbyer në ushtrinë e Bashkimit Sovjetik si përkthyes, me gradën e togerit. Mendohet se Buoti është liruar nga ushtria në vitin 1991 me gradën e nënkolonelit. Por burime të tjera të thonë se mori gradën e majorit në GRU, shërbim sekret i ushtrisë, duke kombinuar agjentët sekretë dhe forcat speciale. Ishte oficer në aviacionin ushtarak sovjetik me diplomë të zbulimit ushtarak, që kishte program të njëjtë me KGB-në. Ose thjesht, Buoti ishte njeriu i KGB-së.

LIDHJET ME SHËRBIMET SEKRETE

Mendohet se Bouti mund të ketë qenë në ndihmë të agjencive të zbulimit të Rusisë, dhe se dyshohet për lidhje me zyrtarë të lartë rusë. Instituti i Gjuhëve, që ka përfunduar Bouti ka qenë në varësi të GRU-së. Është spekuluar se Buoti ka punuar së bashku me zëvendëskryeministrin aktual rus, Igor Seçin si njerëz të GRU-së, në Afrikë në vitet 1980, edhe pse të dy e mohojnë këtë aludim. Sipas një raporti OKB-së të vitit 2002 vjehrri i Butit, Zuiguin, ka pasur në pozitë të lartë në KGB, ndoshta atë të zëvendëskryetarit.

AFRIKA

Bouti ka shërbyer në Angola në përbërje të kontigjentit sovjetik paqeruajtës në vitin 1987. Ai ka thënë se në Angola ka qenë vetëm disa javë. Uebsajti i Boutit thotë se filloi një biznes transporti ajror në Afrikë afërsisht në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Periudhë ka jetuar në një numër vendesh, përfshirë edhe Belgjika, Libani, Ruanda, Rusia, Afrika e Jugut, Siri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Buoti ka nofkën “Pirati i sanksioneve”, për shkak se ka qenë i implikuar në shkeljen e embargos së armëve të OKB-së në Angola, Liberi, Sierra Leone dhe Republika Demokratike e Kongos.

ARMË EVROPIANE-LINDORE NË ANGOLË

Një raport i Kombeve të Bashkuara i vitit 2000 vinte në dukje se “kompani bullgare të prodhimit të armëve kanë eksportuar sasi të mëdha të llojeve të ndryshme të armëve në vitet 1996-1998 në bazë të certifikatave (të falsifikuara) të përdoruesve të fundit nga Togoja”, ku kompania ajrore “Air Cess”, në pronësi të Viktor Boutit, që ishte transportuesi kryesor i këtyre armëve nga aeroporti Burgas në Bullgari. Kjo ishte hera e parë kur emri i Boutit përmendej për tregtinë e armëve, dhe se armët mund të ketë qenë të destinuara për përdorim nga një fraksion në luftën civile në Angola në vitet 1975-2002.

AFGANISTANI

Menjëherë pas fillimit të luftës së vitit 2001 në Afganistan, thuhet se al Kaeda ka lëvizur ar dhe para në dorë jashtë vendit; “raporte të besueshme” njoftojnë se disa nga aeroplanët e përdorur për të bërë këtë gjë, kishin lidhje me Boutin.

Bouti thotë se ai ka qenë shumë herë në Afganistan në mes të viteve 1990, por mohon çdo marrëdhënie me Al Kaedën apo talebanët.

Duke filluar në vitin 1994 ai transportoi dërgesa për qeverinë e para-talebane, e cili më vonë u shndërrua në Aleancën Veriore, si dhe ka njohur Ahmed Shah Masud, komandant i Aleancës Veriore. Në vitin 1995 u përfshi në negociata për lirimin e pengjeve ruse gjatë incidentit të vitit 1995 me kompaninë e tij “Airstan”, që transportonte municion shqiptar.

LIBANI

Mendohet se Buti ka takuar zyrtarë të Hezbollahut në Liban gjatë Luftën së Libanit në vitin 2006. Burime të tjera sugjerojnë se ai mund të ketë qenë në Rusi në vend kur takimin e supozuar u zhvillua.

URDHRI PËRMBARUES NR. 13348

Me Urdhrin Përmbarues nr. 13348 mes pasurive të ngrira në SHBA në korrik 2004 ishin dhe ato të Boutit. Urdhri e përshkruan si “tregtar, biznesmen dhe transportues armësh dhe mineralesh”. Buoti u arrestua në Tajlandë me një njoftim të Interpolit dhe më 16 nëntor 2010 Bouti u ekstradua mes të protestash të qeverisë ruse. Policia mbretërore tajlandeze arrestoi Boutin në Bangkok më 6 mars 2008, pika kulmore e një operacioni të fuqishëm të organizuar nga agjentët amerikanë të DEA-s (Drug Administration Zbatimit – Administrata e Luftës Kundër Drogës). Thuhet se Buoti kishte ofruar furnizime me armë njerëzve që ai mendonte se ishin përfaqësues të rebelëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

GJYQI I EKSTRADIMIT

Pas disa muajsh vonese, Gjykata Penale në Bangkok filloi një seancë dëgjimore për ekstradimin e Boutit, më 22 shtator 2008. Në shkurt të vitit 2009, anëtarët e Kongresit amerikan nënshkruan një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe sekretares së shtetit Klinton, ku shprehnin dëshirën që ekstradimi i Boutit do të “mbetet përparësi kryesore”. Më 11 gusht 2009, Gjykata Penale vendosi në favor të tij, duke hedhur poshtë kërkesën e SHBA për ekstradim dhe duke përmendur natyrën politike, e jo penale, të rastit. SHBA apeluan vendimin dhe më 20 gusht të vitit 2010 një gjykatë më e lartë tajlandeze vendosi se Bouit, në fakt, mund të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

EKSTRADIMI

Më 16 nëntor 2010 Bouti u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, qeveria ruse reagoi duke e konsideruar ekstradimin të paligjshëm. Rusia nuk donte që Bouti të dalë në gjyq dhe e quajti vendimin e gjykatës tajlandeze në 2010 të motivuar politikisht. Ministria e Jashtme e Federatës Ruse ndërmori hapa për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA; Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov sugjeroi se Bouti ishte i pafajshëm.

Megjithatë, më 18 nëntor 2010, menjëherë pas ekstradimit të Bout në SHBA, Prikhodko, ndihmës i presidentit rus Medvedev, deklaroi se Rusia nuk kishte “asgjë për të fshehur” në rastin penal të Bout: “Është në interesin tonë që hetimi i këtij shokut të përfundojë, dhe ai duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve drejtësisë amerikane”.

AKUZAT E SHBA
Një ditë pas arrestimit të tij në Bangkok, Departamenti Amerikan i Drejtësisëe akuzoi Boutin për komplot duke siguruar mbështetje ose burime materiale të destinuara për një organizatë të huaj terroriste, komplot për të vrarë amerikanë, komplot për të vrarë zyrtarë apo punonjës amerikanë dhe komplot për të poseduar dhe përdorur një raketë kundërajrore. Akuza të tjera amerikane kundër tij u bënë në shkurt 2010. Këto përfshijnë blerje të paligjshme avionësh, mashtrim dhe pastrim parash.
NË MEDIA
Në vitin 2005 qarkulloi filmi “Zoti i luftës” (Lord of Ëar), ku rolin e Buotit e interpreton aktori i famshëm i Hollivudit Nikëlls Kejxh (Nicolas Cage), i bazuar, pjesërisht, në tregime për trafikim të dyshuar armësh. Në vitin 2007 Stefën (Stephen) Braun dhe Dagllas (Douglas) Farah botuan një libër për Buotin me titull “Tregtari i vdekjes: para, topa, aeroplanë, dhe njeriu që e bën luftën të mundshme” (Merchant of Death: Money, Guns, Planes, and the Man Ëho Makes Ëar Possible).

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'