1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv

Fëmijëria e shqiptarëve në vitin 1997. Pse fëmijët shqiptarë i harruan lodrat dhe luanin me armë nëpër lagje? Nga qendra në periferi të Shqipërisë, si i gjenin ata armët dhe ku ishin prindërit?

Fëmijët shqiptarë të vitit 1997, në studio me Arbër Hitaj gazetar i Report Tv emisioni Studio Live, Elendjo Çela, Albano Guma arkitekt dhe lektor në FAU, Trim Radoja regjisor, postproduction, artist-muzikant. Esencë, sonte, ora 21:00 në Report Tv. Esencë, e premte dhe e diel ora 21:00 në ekranin e Report Tv me Eljan Taninin.

Eljan Tanini: -Më tregoni më shumë se zakonisht për ato ku lumturia juaj ishte si në filma?

Trim Radoja: -Fëmijërinë e kam kaluar te Pallatet Agimi në vitin 1997, është pak e vështirë të flasësh për atë kohë. Kujtimet e vështira mbeten.

Albano Guma: -Fëmijërinë e kam kaluar në fshat, ishte një Shqipëri në tranzicion, ishte kohë për anarki, sidomos në Fier. Në vitin 1997 isha 7 vjeç dhe në klasë të parë, nuk shkonim në shkollë dhe disi mësimin e kemi bërë online, dmth nga ekrani i RTSH. Kam qenë brezi i vetëm që nuk e  bëmë festën e Abetares

Trim Radoja: -Hapja e depove të Gardës së Republikës ndodhi shumë shpejt, kishte shumë armë rrugëve. Roberti, Robert Radoja im at, u tmerrua kur pa një pushke dhjetëshe, më pas pati edhe një kallash të Poliçanit. Ishte qejf në ato fillimet.

Albano Guma: -E shtëna ishte me orare, shtetrrethimi, ne e dimë shumë mirë se çfarë ishte plumbi qorr!  

Trim Radoja: -Ishte e tmerrshme të shihje fëmijë me armë në dorë, ishte çmenduri kolektive .

Albano Guma: -Te ne në lagje gjeje edhe 12.7!  

Eljan Tanini: -Hanit shalqinj ne tank?

Albano Guma: -Pa e ditur rrezikun, merrnim shalqinj në fshat dhe futeshim në tank. Ishte epokë e habitshme, edhe prindërit nuk na rrinin pranë.  

Trim Radoja: -Kishte shumë armë, ishin sheshit, ato që gjendeshin kollaj ti falnin, por edhe i gjeje!  

Albano Guma: -Depot e Levanit ishin goxha të mbushura, mbaj mend që prindërit bënë 8 km rrugë, unë dhe motra mblodhëm gëzhojat e rrugës nga Farkulla në Levan!  Babai ndaloi një furgon rrugës që shoferi të na merrte deri në Fier, por shoferi nuk mund të mbante përgjegjësi për ne gjatë rrugës. Të gjithë kishin armë në duar, kishte edhe fëmijë me kundragaz. Kallashi që mbaja unë ishte më i madh se unë, madje i kishte karikatorët me ngjitës!

Trim Radoja: -Çmenduria nuk nisi nga hiçi!

Eljan Tanini: -Historia e tytës së kallashit që u shtrembërua si është?

Trim Radoja: -Mbaj mend që një ditë kemi qenë në tarracën e pallatit aty te Pallatet Agimi, shtimë aq shumë në ajër sa kur e mbështeta armën në mur, iki, vi prapë dhe e gjej të shtrembëruar tytën! Ishte prodhim Poliçani! Kemi tendecë të harrojmë traumat, për brezat e tjerë nuk besohet.

Eljan Tanini: -Familja Hoxha erdhi te ju?

Trim Radoja: -Kinezët thonë shpesh herë jotfsh në kohëra interesante. Ishin kohë të rrezikshme, nuk ishte shaka.  

Eljan Tanini: -Albano, babai yt iku emigrant?

Albano Guma: -Po, si shumica e burrave në atë kohë! I ndalon policia greke në makinën e emigrantëve, aty pa edhe një arkë me bomba, i thotë xhaxhait të hidhen nga makina. Mirë që shkuan për hall, por duheshin edhe bombat me vete

Eljan Tainin: -Si i dorëztuat ju armët në lagje?

Albano Guma: -Janë bërë dy thirrje, ishte koha e Qeverisë së Stabilitetit.

Trim Radoja: -Ne i mblodhëm të gjitha, organizuam dorëzimin e tyre.  

 

Pjesa e dytë

I ftuar Arbër Hitaj

 

Eljan Tanini: -Çfarë ndodhte në Gjirokastrën e vitit 1997?

Arbër Hitaj: -Gjirokastra është qytet magjik. Për mua Shqipëria është vrarë në vitin 1997. Patëm 2 vrasje në vitin 1997, u armatosëm për të mbrojtur veten. 8 Mars 1997, ishim te gjyshja, u mblodhëm atje, zakoni kërkonte mish.

Nga një jetë shumë e bukur fëminore u kthye në jetë me armë, kallash, granata, tritol! U hapën depot, nisi armatimi, ishte rregulli 4 automatikë për një person. Xhaxhai erdhi në shtëpi, kish marrë 6 kallashnikovë. Kushuriri mori fishekë për këto armë. Të nesërmen nisëm pastrimin e tyre, vajtëm në depot e armatimit, çfarë nuk pashë si 12.7, ku dy antitank i morëm ne. Ishin lodra shumë të bukura për ne

Një mik vuri predhën e gabuar te antitanku i gabuar, humbi jetën. Unë kam bërë qitje me kallash, isha 12 vjeç.

Eljan Tanini: -Ne si fëmijë na tërhiqnin shumë armët, bënim qitje te një shtyllë tensioni në të dalë të Gjirokastrës. Ishim qytet i sigurtë, largimi i Berishës ishte festë e madhe.

Eljan Tanini: Dmth nga i gjithë populli ushtar, të gjithë fëmijët ushtarë?

Arbër Hitaj: -Në shtëpinë tonë ka patur antitank, tomson, 3 kallashnikov. Të gjithë meshkujt u armatosën në shtëpi, vetëm mami dhe motra jo! Qyteti nuk e mori më veten për shumë vite pas asaj kohe. Njerëzit patën probleme e plgosje nga keq menaxhimi i barutit. Gjetëm një kundërajror që kapte edhe avionët, e marrim zvarrë, ai dalim dhe e groposim ca metra më poshtë. Shqiptarët janë larguar shumë në vitin 1997, njerëzit vetëm iknin. Vitin 1997 nuk e bëri vetëm Berisha, ai e ka pranuar vetë.

 

Pjesa e tretë, Elendjo Çela, insert

Elendjo Çela: Kemi luajtur më shumë armë në vitin 1997. I lamë të gjitha, luanimm vetëm me to. Dikush hapi granatën, e hodhi të këmbët e tij, ishte një fëmijë që u vra keq! Dikush po në lagjen tonë, e bëri fasadën e pallatit me plumba pasi nuk po e gjente se ku e kishte shtëpinë personi që donte të vriste. Me policinë i kishim shumë keq punët, armët i fshihnim në bunkerët e lagjes sonë.

 

 

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im