19-vjeçari humbi jetën teksa po punonte në Portin e Durrësit, lihen në burg 3 punonjësit e firmës së përpunimit të konteinerëve

19-vjeçari humbi jetën teksa po punonte në Portin e Durrësit, lihen në burg 3 punonjësit e firmës së përpunimit të konteinerëve

DURRËS- 3 punonjësit në Portin e Durrësit, ku humbi jetën 19-vjeçari Rufan Belshaku, janë lënë në burg. Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplinin të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.

I ndjeri Rufan Belshaku ka qenë i punësuar i firmës ‘NEO PROJEKT’ sh.p.k. me objekt veprimtarie “Shërbime dhe riparime në vinça portual, vinça, kamioni, vinça mobil, vinça ure, elektrik dhe hidraulik, etj.”  Kjo firme është e pajtuar për shërbime riparimesh nga Mariner Adriatic sh.p.k., e cila ka menaxhimin e operimit të terminalit të Konteinierëve të portit të Durrësit.

Kujtojmë ato u arrestuan në Durrës, pas vdekjes së një 19-vjeçari teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit: Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit; Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë; Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë