19-vjeçarja vrau babain në Durrës/ Të ftuarit në “Përballje” ngrenë alarmin për shkërmoqjen e familjes

Tirane- Vrasje që tronditi Shënavlashin në Durrës u diskutua sot në “Përballje” në Report TV. 19-vjeçarja pranoi në polici se e vrau babanë dhe e fshehu trupin pasi ai i kishte “nxirë jetën”.

Psikologia Valbona Treska në lidhje Skype u shpreh se bëhet fjalë për një familje totalisht disfunksionale dhe duket si një vrasje për të marrë hak për situatat e krijuara gjatë kohës në këtë familje.

“Nga çfarë kemi dëgjuar dhe informacioni i marrë vlerësoj që ka pasur goxha dinamika dhe situatat që do dalin në vijimësi. Bëhet fjalë për një vajzë të mbyllur dhe ndërkohë kemi nënën që ka referuar se babai ka qenë i dhunshëm. Mund të ketë pasur dhunë të shtuar. Flasim për një familje totalisht disfunksionale. Flasim për një vajzë që nuk shfaq asnjë ndjenjë pendese për situatën. Duket si një veprim për të marrë hak. Mund të kemi të bëjmë edhe me situata abuzimi ndaj fëmijëve problematika të tjera në familje që kanë çuar në këto situata ekstreme. Edhe në studime vrasjet të tilla ndodhin për shkak të abuzimeve, individë që kanë patur situata abuzimi të zgjatura që shkojnë deri në këto akte që shkojnë deri në hakmarrje. Nuk kemi të bëjmë me një krim të momentit. Ka qenë një situatë, nuk mund të them e ftohtë, pasi vajza dhe babai kanë pasur marrëdhënie emocionale. Mund të jetë ngjarje e paramenduar, por është një situatë e zgjatur në kohë. Krim brenda familjes që tregon edhe mungesë keqardhje nga ana e vajzës,” tha psikologia.

At Grigor Pelushi tha se ngjarja tregon një problem shumë të madh që po kalon familja shqiptare. Sipas tij familja po shkërmoqet dhe agresiviteti dhe dhuna po shtohet.

“Ngjarje e dhimbshme. Shpreh ngushëllimin tim. Ne na lëndojnë të tilla ngjarje. Familja si gjëja më e vyer që kemi pasur edhe në regjimin ateist, familja ishte vendi më i bekuar ku secili gjente çlodhjen, faljen. Kjo po shkërmoqet, familja. Prej kohësh kisha ka ngritur zërin ndaj problematikave në familje. Një nga problemet ka qenë dhuna. Kjo më së pari ngjizet në familje. Ka marrëdhënie agresive ndërmjet bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Ajo që shoh me shqetësim se shoqëria jonë po bëhet mjaft agresive dhe prindërit kanë mentalitetin që i shohin fëmijët si pronë dhe nuk i lënë të zhvillojnë personalitetin e tyre. Brenda këtij ambjenti të zhvillohet personaliteti i gjithsecilit. Prindi ka rol kujdestari, t’i ofroj fëmijës një arsimim përkujdesje, të rrisi me ndjenjë. Por fëmija nuk është si pronë. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe që kemi,” u shpreh At Grigori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
A e vrau studentja të atin në Durrës? Eksperti ngre pikëpyetjen: Si mësoi vajza të qëllojë me pistoletë 4 herë?

Krimi në familje ka tronditur Durrësin. 49-vjecari Pëllumb Meta është gjetur i groposur në oborrin e banesës, 13 ditë pas vrasjes. Autorësinë e ka marrë përsipër e bija, 19-vjeçe studente e vitit të parë në fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Ajo ka deklaruar se kishte konflikte me te atin pasi donte ta martonte me shkuesi dhe nuk ka shprehur pendese. Policia dyshon se në vrasje ka bashkëpunuar gjithe familja.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa hedh dyshime për krimin. Në studion e emisionit "Perballje" ne Report Tv ai thotë se ka shumë enigma se si mundet që një vajzë 19-vjeçare të kryejë një krim të tillë, me veprime mjaft të sofistikuara. Softa thotë se vrasje mund të ketë ndodhur diku tjetër dhe jo pranë banesës.

“Është një krim brenda familjes për faktin se ka një lloj dakordësie për të fshehur ngjajrjen. Kemi deklaratën në datë 13 shkurt  dhe më pas është gjetur makina më datë 17. Më pas kemi përgjimin në telefona që hodhi dyshimin se ka ndodhur brenda ambjentit familjar. Ka shumë enigma brenda deklaratës që është e lumtur që e bëri, që fshehin motivin e vërtetë për t’a vrarë viktimën. Besoj se grupi hetimor do të ketë disa pista. Nëse makina është e braktisur kush e çoi aty makinën. Si mësoi vajza të qëllojë me pistoletë 4 herë, duhet të njohi armën, të fshehi gëzhojat, të hapi gropën, të largojë viktimën, të hedhi armën e zjarrit. Ka një dijeni të familjarëve, por çfarë urrejtje mund t’i ketë shtyrë që të eliminojnë kryefamiljarin. Mund të jetë vrarë diku tjetër dhe transferimi i kufomës në një ambjent tjetër për të mos gjetur provën. Mendoj se kqyrja e antenës, telefonit, gjurmët brenda makinës, kontrolli i banesës. Arma e zjarrit ka qenë e viktimës apo jo? Personi ka qenë roje por nuk mund të shkosh të bësh rojën me armë. Viktima ka qenë i lidhur, kush e ka përdorur litarin,” tha eksperti.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi