TIRANE - Autostrada Tiranë-Durrës është përfshirë nga një trafik i rënduar pasditen e kësaj të premteje, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në nje distancë të afërt kohore. Në aksidentin e parë një Benz me targa Vlore u përplas me një makinë, fatmirësisht vetëm me dëme të vogla të automjeteve dhe pa të lënduar në njerëz. "Viktimë" e këtij aksidenti u bë një qen i cili ka kaluar papritur në rrugë. Nuk dihet nëse është pikërisht lëvizja e qenit në rrugë që mund të jetë bërë shkak për shpërqendrimin e shoferit të makinës.

Ndërkohë gjatë pasdites, një autoambulancë që po transportonte një 21-vjeçare e cila ishte vetëhelmuar, dhe nënën e saj u përplas me një makinë. Si pasojë e përplasjes e reja ka marre nje demtim ne koke, ndersa nena e saj u lendua ne kembe. Autoambulanca vinte nga Durrësi për në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ndërsa përplasja ndodhi pranë mbikalimit të Kamzës. Përplasja ka qenë e lehtë, por makinat pas ambulances kanë qenë rrjsht me njëra-tjetrën për shkak të trafikut, e përplasojë janë përplasur në kolonë edhe disa makina të tjera.
Edhe nga ky aksident nuk ka të lënduar në njerëz. Mungesa e një korsie për autoambulancat është një problem sa i përket infrastrukturës rrugore në Shqipëri, por edhe në ato pak rrugë që ka korsi të posaçme për autobusët apo ambulancat, në shumicën e rasteve nuk respektohen pasi kalojnë edhe makina private.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
një qen, përplaset dhe ambulanca">