2 korriku, thyerja e 'murit shqiptar të izolimit'. Paloka dhe Kadiu bëhen 'nostalgjikë'

2 korriku, thyerja e 'murit shqiptar të izolimit'. Paloka dhe Kadiu bëhen 'nostalgjikë'

2 korriku është një datë historike për Shqipërinë, e cila na kujton një nga ngjarjet më të bujshme politike në fundin e regjimit komunist, atë të njohur si “dita e rrëzimit përfundimtar të murit të Berlinit”, mur ky që ndante bllokun lindor komunist nga ai perëndimor.

Më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë duke goditur kështu grushtin e diktaturës. Kjo ngjarje u shoqëruan me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare, të përfaqësuar në këtë përleshje, prej Sigurimit të Shtetit.

Në këtë vijimësi kanë ardhur edhe komente nga politikanët e vendit si nënkryetari i PD, Edi Paloka dhe ish-deputetja e PD, Fatbardha Kadiu.

Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se e kujton me mall dhe respekt 2 korrikun, datën kur shumë miq të tij u larguan nga vendi.

"Gjithnjë 2 korrikun e kam kujtuar me mall e respekt, jo vetëm për miqtë e mi po për gjithë ata guximtar që thyen të parët “murin shqiptar të izolimit”.-shkruan nënkryetari.

Ndërsa se cila ishte arsyeja e rikujtimit të kësaj date sot, ai tregon:

"Sot, për fat të keq, tjetër arsye ma solli në mend; monstra e re , këlyshi i atyre që izoluan e dhunuan shqiptarët për 50 vjet, po kërkon të na rikthejë ku kemi qenë. E kjo jo vetem në sytë po ndonjëherë dhe me “buzeqeshjen” e atyre që dikur hapën dyert e ambasadave për te pritur mijëra shqiptarë."

Nga ana tjetër, ish-deputetja e PD, Fatbardha Kadiu teksa ka kujtuar 22 korrikun, është shpehur se aso kohe shqiptarëve u hapën ambasadat, ndërsa sot u është hapur dera e demokracisë. 

Komenti i plotë i Edi Palokës:

2 korrik 1990 !
Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me nje perzjerje sentimentesh per shkak se fijet qe me lidhin me te jane me shume se nje! 
Pothuajse te gjithe miqte e mi te asaj kohe u larguan me ambasadat. Disa prej tyre ishin nga ata qe thyen e kapercyen muret te paret. Disa prej tyre nuk i kam takuar me! Disa te tjere nuk do ti takoj dot me kurre sepse jo te gjithe ja dolen ne te papriturat e jetes se re.

Une nuk munda per arsye personale, te shkoja me ta! 
Ne qe mbetem , per pak kohe na u duk vetja te humbur pergjithnje. Ata qe iken ishin zemra e reagimit kunder rregjimit ne ate kohe ( kishin ndodhur ngjarjet ne Shkoder e Kavaje dhe protesta e heshtur me 28 janar ne Tirane).

Gjithnje 2 korrikun e kam kujtuar me mall e respekt, jo vetem per miqte e mi po per gjithe ata guximtar qe thyen te paret “murin shqiptar te izolimit”.
Sot, per fat te keq, tjeter arsye ma solli ne mend; monstra e re , kelyshi i atyre qe izoluan e dhunuan shqiptaret per 50 vjet, po kerkon te na riktheje ku kemi qene. E kjo jo vetem ne syte po ndonjehere dhe me “buzeqeshjen” e atyre qe dikur hapen dyert e ambasadave per te pritur mijera shqiptare.

Uroj te mos ju duhet ta bejne prape...

Komenti i plotë i Fatbardha Kadiut:

Te dashur miq demokrat

Sot eshte data 02 korrik , me 2 korrik 1990 iu hapen shqiptareve dyert e ambasadave.

Un besoj qe sot kemi nje dere te hapur drejt demokracise. Ndaj askush nga ju te mos ndihet pesimist.

- Draft raporti I OSCE ODHIR e zeze mbi te bardhe shkruan
Situaten e ketyre zgjedhjeve e nderlikoi mungesa e gjykates kushtetuese i cili eshte I VETMI institucion qe ka kompetence te shqyrtoj dekretin e presidentit.

- Sikurse ne konferencen e saj per shtyp Znj. Glover e tha qarte qe zgjedhjet certifikohen vetem nga organet perkatese të Republikes se Shqiperise dhe jo nga ODIHR.

Ndaj ju lutem askush te mos bej asnje hap pas.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur