TIRANË- Një 22-vjeçare i ka shpëtuar një përdhunimi të mundshëm fale ndihmës së kalimtarëve.
 
Armonel Bruka dhe Henri Talo nga Laçi pasi e kanë marrë me dhunë në makinë kanë tentuar të përdhunojnë 22-vjeçaren F.L te “Rruga e Kavajës.
 
Kalimtarët të cilët kanë dëgjuar britmat e vajzës i kanë ardhur në ndihmë duke arritur ta shpëtojnë.

Referuar postimeve që bën në rrjetet sociale Armonel Bruka rezulton frekuentues i jetës së natës si dhe admirues i makinave luksoze.
 
Sipas postimeve që ai ka në Facebook duket se këto të ardhura vijnë nga biznesi familjar që i riu ka, një servis makinash që mban mbiemrin e tyre. 

el bruka

Dyshohet se Henri Talo ka precedent  të mëparshëm penalë pasi në vitin 2015 së bashku me një tjetër kanë tentuar të përdhunojnë 2 vajza në një motel në Tiranë.

bruka

bruka
 Në foto Armonel Bruka

Redaskia Online
Al.N/Shqiptarja.com