Gjatë dhjetë ditëve të fundit rreth 2 mijë emigrantë kanë hyrë përmes detit me not në qytetin e Ceutës, një nga dy qytetet spanjolle në bregdetin maroken, përballë Gadishullit Iberik.
Pamjet e filmuara në plazhin Tarajal tregojnë qindra persona që kalojnë pranë digave mbrojtëse, ndërsa të tjerë vrapojnë në plazh dhe në rrugët e qytetit, në përpjekje për të hyrë në territorin spanjoll.
Në mungesë të kapaciteteve në forcat kufitare për të përballuar fluksin e emigrantëve autoritetet e Ceutës i kanë kërkuar qeverisë spanjolle të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare dhe të angazhojë ushtrinë.
Sipas autoriteteve lokale, situata në kufi është përshkruar si “kaotike”, ndërsa qendrat e pritjes janë mbingarkuar për shkak të fluksit të madh të mbërritjeve. Megjithatë, qeveria spanjolle ka bërë të ditur se, sipas legjislacionit në fuqi, fenomeni i emigracionit nuk përbën bazë ligjore për shpalljen e emergjencës kombëtare, duke theksuar se po vijon koordinimin me autoritetet marokene për të rikthyer kontrollin në kufi.
Mediat raportojnë për 11 të mbytur e dhjetëra emigrantë të tjerë të zhdukur.
Kjo situatë ka alarmuar qeverinë italiane e cila po shqyrton mundësinë e pezullimit të Shengenit me Spanjën.
Emigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare, shkruan në X ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani. Imazhet që mbërrijnë nga Ceuta tregojnë se si vendimi i qeverisë së Madridit për t'u dhënë shtetësi spanjolle, dhe për këtë arsye evropiane, mbi 500,000 emigrantëve të parregullt është thellësisht i gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore, shprehet Tajani.
Komente











Qeveria aktuale italiane duhet të studiojë pak. 1. Deri dje kërkonte bashkëpunim me shtetet e tjera evropiane dhe tani në problemin e parë i braktis. 2. Po të shohë ligjet spanjolle që një qytetar i nënshtrohet kontrolleve në atë rajon.Rreziku për Italinë është zero. 3. Spagna nuk ka dhënë nënshtetësinë por mbi të gjitha leje qëndrimi personave që kanë kohë dhe punojnë në Spanjë. Pastaj flet Italia që vite më parë u dha mbi 600 mijë emgrati permesso di soggiorno. Është thjeshtë propagandë politike pa baza reale.
Përgjigju