2 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Zv. kryeministri: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë

2 të infektuar me koronavirus në Shqipëri/ Zv. kryeministri: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë

TIRANE - Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëkontroll pas mbërritjes në Shqipëri të koronavirusit. Braçe thotë se duhet zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, duke nisur nga vetëkarantinimi i atyre që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy javëve të fundit, tek higjiena dhe kujdesi për të moshuarit dhe fëmijët.

"Tani duhet qetesi, vetekontroll, disipline per te zbatuar cdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, vendosmëri per te mos lejuar perhapjen kudo!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje numrin 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite; Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes; Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

Mbroni femijet dhe te moshuarit! Ështe detyre!", shkruan Braçe.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 13/03/2020 00:20

    Sa mori EDI kete bracen ne qeveri ,..,filloi terslliku per ne...

    Përgjigju
  • Xhuli: 09/03/2020 19:07

    Uroj qe ta kalojme kete fatkeqesi e te kujdesemi per njeri tjeterin ...Ruani qetesin zoti qofte me Ne

    Përgjigju
  • Enisa: 09/03/2020 15:08

    Jam e bindur qe Qeveria dhe specialistet do bejne me te miren per kapercimin e kesaj situate.

    Përgjigju
  • Anonim: 09/03/2020 13:48

    Izolohoni MERRENI USHQIM SA ME SHUM DHE RUANI NE SHTEPIT TUAJA, NESE KENI NDOJE SHENJ TE VOGEL TE NDONJE GRIPI , TELEFONONI NUMRIN 127 SEPSE NESE SHKONI NE SPITAL MUNDENI TA PERHAPENI, JU LUTEM IZOLOHENI QENDRONI TE SIGURT MUNDONI TE APPLIKONI NJE SHAMI RRETH GOJES SE TE MOSHUARVE PER SIGURI

    Përgjigju
  • Rajmonda:: 09/03/2020 12:49

    Jan shum masa minimale kto qe po merni...te mos bejme gabimin qe beri italia.Mereni gjerat me seriozitet sepse situata eshte me te vertet e till.

    Përgjigju
  • Ami: 09/03/2020 11:15

    Shpresojme ta kalojme sa me lehte kete virus vdekjeprures,shpresoj se Qeveria do beje gjene e duher per ta kaluar me sukses kete prove te veshtire.

    Përgjigju
  • Lena: 09/03/2020 08:43

    Edhe Un jetoj ne Itali por kshilloj te gjithe shqiptaret qe shkojne ne Shqiperi te vetizolohen!!!!Ju lutemi te mos e perhapin Edhe atje!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon