Kartmonedha me prerjen 20 € është prerja që ka më shumë falsifikime dhe për këtë arsye BQE ka vendosur të nxjerrë në treg një prerje të re me më shumë elementë sigurie.
Duke nisur nga 15 nëntori i këtij viti, Banka Qendrore Europiane do të hedhë në treg prerjet e reja të kartmonedhës 20 euro.
Në prerjen e re janë shtuar elementet e sigurisë, pasi hetimet e policive europiane dhe anti-krimit ekonomik kanë treguar se kjo është prerja më e falsifikuar në treg.
Prerjet prej 20 eurosh janë të tretat që i nënshtrohen ndryshimeve. Më herët ndryshime kanë pësuar prerjet 5 dhe 10, të emëtuara respektivisht në maj të 2013 dhe shtator të 2014.
Ndryshimeve dhe përforcimit me elementë sigurie në të ardhmen do t’i nënshtrohen edhe prerjet 50, 100, 200 dhe 500 euro.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com