GREQI- Plot 20 kg e 650 gram heroinë janë bllokuar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas mediave greke lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e një autobusi që vinte nga Stambolli në drejtim të kryeqytetit shqiptar, ku ndodheshin edhe futbollistët e ekipit "Erzeni" të Shijakut. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ndërsa përfaqësues të Bashkisë Shijak sqarojnë për "A1 Report" se futbollistët e "Erzenit" janë të distancuar nga kjo ngjarje, pasi linja e autobusit ishte rastësore.
Nga kontrolli i bagazheve të autobusit, efektivët e antidrogës kanë gjetur lëndën narkotike në një çantë shpine dhe në një valixhe.
Oficerët kishin informacion në lidhje me këtë sasi, që vinte nga Stambolli, ndërsa pas operacionit janë arrestuar dy persona, 43 dhe 41 vjeç, të dy me kombësi shqiptare, shoferë të autobusit.

(Në foto lënda narkotike e llojit heroinë e sekuestruan nga policia greke)

(Në foto: Vendi ku fshihej droga e llojit heroinë)
Gazetari Artur Korriku, pasi ka kontaktuar edhe me kreun e bashkisë së Shijakut, sqaron se ekipi i “Erzenit” shkoi në Turqi për një ndeshje miqësorë, me ftesë nga një ekip në Stamboll. Ekipi i Shijakut nuk disponon autobus kështu që ka udhëtuar me autobusin e një kompanie transporti që e ka qendrën në Tiranë.
Gjatë kthimit, në pikën doganorë të Kapshticës në palën greke, gjatë kontrollit rutinë është gjetur edhe lënda narkotike. Në autobus udhëtonin edhe pasagjerë të tjerë, dhe për disa orë situata ka qenë nën kontrollin e forcave policore. Pas kryerjes së veprimeve, dhe ndalimit të dy shtetasve, pasagjerët e tjerë janë nisur drejt Shqipërisë. Ndërkaq, edhe futbollistët e “Erzenit” janë kthyer në Shijak dy ditë më parë.
Autobusi është dërguar në drejtorinë e narkotikëve në Athinë, dhe nga hetimet e para besohet se kjo nuk ishte rruga e pare ku trafikohej drogë, pasi dyshohet se dy shoferët janë pjesë e një grupi të mirë-organizuar për trafikun e lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO