20 minuta stërvitje në ditë ul
rrezikun e prekjes nga gripi

20 minuta stërvitje në ditë ul<br />rrezikun e prekjes nga gripi
BRITANI - Studiuesit tashmë kanë një metodë të re për personat që preken nga gripi. Sipas tyre, 20 minuta ushtrime në ditë mund të largojnë gripin.

Gjithashtu 2 orë e gjysëm ushtrime në javë ulin rrezikun me 10% për t'u prekur nga gripi. Shifrat vijnë nga Universiteti i Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, ku morën pjesë 4800 pjesëmarrës.

Studimet sugjerojnë se në 100 raste të gripit në 1000 mijë persona mund të parandalohen vetëm duke u stërvitur. Por, studiuesit theksojnë se nuk mjafton vetëm një ushtrim i thjeshtë.

Që stërvitja të ketë efekt mbi parandalimin e situatës gripale, duhet të jetë intensive dhe e vrullshme. Stërvitja përfshin aktivitetet të tilla si, duke luajtur sport, duke u marrë me gjimnastikë, duke vrapuar, apo dhe duke vallëzuar.

Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve gripale, prandaj edhe studiuesit sugjerojnë që të ushtrohen në palestër apo sporte të ndryshme për të reduktuar mundësinë e prekjes nga gripi.
 

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri