TAILANDE- Një garë e veçantë vrapi është zhvilluar dje në kryeqytetin e Tailandës, Bangkok.

20 vajza, të veshura me fustane të bardha nusërie, të rregulluara dhe të lyera kanë vrapuar për të fituar çmimin prej 15 mijë euro.

20 vajzat ishin pjesëtare të kompeticonit “Vrapimi i Nuseve”, e cila u zhvillua nga një radio vendase në parkun e kryeqytetit.

Përveç garës së 300 metrave, nuset kishin si sfidë të gatuanin, të llogarisnin shpenzimet e shtëpisë, të përgatisnin mëngjesin dhe t’u lidhnin një kollare burrave të tyre të ardhshëm.

Në fund të garës, dhëndërit duhet të gjenin në një pellg të vogël çelësin që do të hapte medalionin që mbante nusja në qafë. 27-vjeçarja Siriphen Viratyaporn fitoi garën për 15 minuta.

cifit fitues
(në foto çifti fitues)

“Unë e bëra shumë mirë garën, edhe pse duhet të mbaja veshur një fustan të gjatë. Gatimi ishte pjesa më e vështirë”, tha 27-vjeçarja.

Ajo dhe i fejuari i saj, Pakinai Anumansirikul 30 vjeç kanë 3 vite që janë lidhur dhe kanë në plan të martohen së shpejti.

Çifti fitues ka marrë paketën e dasmës prej 600 mijë bath (modhena vendase) ose 15 mijë euro, që përfshin një shërbim fotografik martesor, të gjitha shpenzimet e paguara të festës së dasmës në një hotel më 5 yje në Bangkok dhe muajin e mjaltit të paguar.

(eç/shqiptarja.com)