Në 20 Prill Gjykata Kushtetuese do të vendosë për mandatin e Koço Kokëdhimës.
Gjykata do të mblidhet në orën 10:00 për Konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të Vlorës sipas kërkesës së Kuvendit.
Në 9 mars 106 deputetë votuan pro dërgimit të mandatit të tij në Kushtetuese.
Vetë deputeti abstenoi ndërsa disa nga mbështetësit e tij votuan kundër kësaj vendimmarrje.
Koço Kokëdhima akuzohet se, ka përfituar 150 herë fonde publike përmes kompanisë së tij të internetit.
Opozita kërkoi një gjë të tillë, me akuzën e përfitimit të tenderëve publik në kohën kur ai ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfaqësuar Qarkun e Vlorës.
Pas votimit, Kokëdhima i kërkoi llogari edhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste për arsyen se përse e çoi mandatin e tij në Kushtetuese.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com