20 shkurti rënia e ideologjisë, por jo rrëzimi i mitit!

20 shkurti rënia e ideologjisë, por jo rrëzimi i mitit!

20 shkurti është padyshim një ndër datat më të rëndësishme që nga Lufta II Botërore, e cila kërkon një studim serioz dhe të thelluar dimensional si historik, politologjik, simbolikës dhe të lidershipit.

20 shkurti na mëson disa gjëra që shpesh nuk i marrim parasysh ose i anashkalojmë.

-20 shkurti nuk ishte produkt ekskluziv i vullnetit të shqiptarëve për të rrëzuar Regjimin. Madje, ka disa pikëpamje në lidhje me këtë dhe ndoshta ajo më kryesorja është fakti se Regjimi ra vetë, sepse dështojë si model i organizimit ekonomik, politik apo shtetëror. Përballja mes ideologjisë kapitaliste dhe komuniste në gjithë Luftën e Ftohtë do të përfundonte me humbjes e njërit dhe fituesit e tjetrit. Pra, modeli komunist ose modelet e tjera të personalizuar në stalinist apo thuajse ai sui generis enverist shqiptarë dështuan, sepse nuk kishin çfarë t’i ofronin më shoqërisë. Komunizmi erdhi si pasojë e zhvillimit industrial, ndarjes së punës dhe evoluimit të shoqërisë që në fillim pati sukses, por sipas meje ishte e mbetej një formë tranzitore që nuk garantojë një përjetësi. Pra nëse bëjmë një pyetje thelbësore: A e mundën shqiptarët Komunizmin ose më saktë enverizmin? Modeli shqiptar ishte i identifikuar dhe personalizuar me diktatorin e Hoxha dhe shpesh vdekja fizike e liderit nënkupton edhe fundin e modelit të aplikuar prej ti, për sa kohë ky i fundit nuk e kishte bërë të trashëguar me model monarkie e po ashtu ai nuk kishte krijuar një shtresa të shëndoshë që mund të identifikohej me modelin shoqëror dhe organizimin politik. Gjithashtu, në vitet e fundit të jetës, Hoxha duke eliminuar thuajse të gjithë bashkëpunëtorit e tij ose të themi elitën që përbënte modelin e tij, ai ndihmojë në rënien e Regjimit e po ashtu e përshpejtojë atë. Përgjigja më e saktë është se shqiptarët nuk e mundën komunizmin si model shtetëror, por ai mundi vetveten.

-20 shkurti nuk është rezultat ekskluziv shqiptar! Enverzimi i importuar si pasojë e revolucionit bolshevik në Moskë dhe më pas i stalinizmit ishte një model i importuar dhe po ashtu qëndrueshmëria e tij dhe jetëgjatësia e tij varej drejtpërdrejtë nga ngjarjet apo proceset ndërkombëtare. Rënia ose kriza e Bashkimit Sovjetik, revolucioni rumun dhe vrasja e Cauceskut, kriza e thellë ekonomike e Shqipëri, izolimi i saj ndërkombëtar, vdekja e Enverit e ndihmuan dhe e bën thuajse të natyrshme rënien e Regjimit dhe rrëzimin e bustit të Diktatorit. Pra, nëse nuk do të kishim këto faktor ndërkombëtar Shqipëri apo shqiptarët nuk do ta rrëzonin dot Regjimin.

-20 shkurti na mëson diçka themelore, atë që herë pas here është analizuar shpesh edhe në mediume. Regjimet diktatoriale nuk rrëzohen vetëm me protesta masive të qytetarëve, por ky regjim si çdo regjim tjetër rrëzohet vetëm me protagonist që vijnë nga Brenda llojit. Jo rastësish protagonistët kryesore të viteve ’90 që më vonë u bënë protagonistët kryesor të lidershipit në vitet në vazhdim ishin kryesisht intelektual të afirmuar dhe me privilegje që vinin nga Regjimi.

-20 shkurti nuk e rrëzojë ideologjinë dhe po ashtu as nuk e forcojë ndarjen ideologjike. Pse e them ketë? Sepse, lëvizjet dhe protestat e Shqiptarëve nuk kishin në themel kërkesa ideologjike, por kërkon demokraci dhe liri. Në fakt, këto dy kërkesa janë edhe të majtës dhe të djathtës në një vendet demokratike. Ne nuk kishim eksperienca të shtetit të së drejtës dhe kjo na bëri që të majtën ose ideologjinë e saj ta lidhnim me diktaturën dhe totalitetin. Si pasojë e një mungesë eksperiencë në dallimet ideologjike bëri që PD të ishte e vetme parti në demokracitë liberale, të kishte një emër që i referohet të Majtës dhe të vetë identifikohej me të djathtën. Në fakt PD e Shqipërisë është vetmja në demokracitë perëndimore që identifikohet si e djathtë. Ky është shembulli më i mirë që lëvizjet studentore nuk kishin qëllime apo karakter ideologjik, por kërkon demokracinë dhe lirinë si dy forma bazë të shtetit të së drejtës për të cilët shqiptarët ishin privuar prej vitesh.

-20 shkurti shënoi rënien e ideologjisë komuniste, por nuk rrëzojë mitin. Në fakt edhe pse data 20 shkurt është një protestë kundër mitit të Enver Hoxhës, arsyeja për të cilën shqiptarë e rrëzuan monumentin e tij, por në vitet në vazhdim deri në ditët e sotme nuk e rrëzuan personifikimin e unit dhe mitit, por ndërtuar të tjerë të ngjashëm prej të cilëve nuk po çlirohen dot as sot pas 33 vitesh.

-20  shkurti është edhe memorie edhe ngjarje historike. Tashmë pas 33 vitesh kjo është një ngjarje dhe një memorie që dëshmon faktin se kur një popull kërkon përmbysje ai e bën, po ashtu në fakt historia është edhe leksion për të mësuar që disa fenomene të mos përsëriten. A nxorën shqiptarët mësime nga kjo ngjarje? Mendoj se jo! Shqipëria sot ndodhet në një situatë thuajse të ngjashme, sepse përballet e mitin e pazëvendësueshmërisë në politik dhe me faktin se tranzicioni tashmë pas 33 vitesh nuk mund të konsiderohet një fazë tranzitore, por ka krijuar një model hibrid të demokracisë duke u transformuar në një model konkret qeverisje, organizimi politik dhe social.

-Dështimi I modelit të tranzicionit dhe kriza për alternativa të reja, humbja e kujtesës ose mungesa e saj për brezat e rij ka bërë që të kthehet një nostalgji për Regjimin duke e konsideruar si formë më të mirë sesa ajo për të cilën u ngritën e shpresuan shqiptarët. Sot, shqiptarët kanë dy sfida, të rrëzojnë mitin që nuk e bënë me datë 20 shkurt dhe të krijojnë ose të besojnë në një alternativë të re që është më e mirë se tranzicioni dhe diktatura.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës