PRESHEVE- Mbi 20 persona janë arrestuar ditën e djeshme në zonën e Komunës së Preshevës dhe asaj të Vranjës, të dyshuar për trafik klandestinësh dhe kontrabandë të cigareve.
Sipas agjencive serbe, në mesin e të arrestuarve ka edhe policë dhe doganierë.
“Aksioni i hetimity dhe arrestimit, i cili ka nisur në 9 maj, është kryer nga Drejtoria për zbulimin e krimit dhe pjesëtarët e policive kufitare të Serbisë dhe të Maqedonisë”, transmeton Rel.
Përveçse në dy komunat e Preshevës dhe Vranjës, aksioni i arrestimit të të dyshuarve është zhvilluar edhe në fshatin Llojan të Maqedonisë, që gjendet pranë kufirit me Preshevën.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com