'20 te Enis e 20 te Berberi' Dosja e drejtorit të ARRSH-së, tenderat që ia dha vetes dy biznesmenëve! SPAK u sekuestron celularët

Tirane- Shqiptarja.com zbulon detaje nga dosja e SPAK që çoi në arrestimin e  drejtorit të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve ortakë të tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami mbrëmjen e 13 marsit 2024.  

SPAK heton Evis Berberi pasi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë 'DAAM" që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitmi I Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk. Janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Berberi dhe dy bznesmenët pritet të dalin nesër në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Sekuestrohen telefonat

Një telefon Evis Lamit, i sekuestruar  së bashku edhe me celularët e Evis Berberit dhe Valter Begaj gjatë fazës hetimore nga SPAK, ka rezultuar shumë i volitshëm për prokurorinë për gjetjet e disa prej provave që çoi në akuzat ndaj drejtorit të ARRSH dhe 2 biznesmenëve. Gjatë inspektimit që i është bërë pajisjesh janë zbuluar të gjitha komunikimet e Lamit me Berberin, Begajn dhe një tjetër të përfshirë në shitjet fiktive sipas SPAK të kompanisë DAAM, Brunilda Buli. 
Komunikimet janë kryer kur Evis Berberi ishte në krye të Agjencisë  Eficencës së Energjisë dhe ARRSH. Në biseda flasin me kode që sipas SPAK ka dyshime se flasin për kalimin e shumave të parave. 

Në një nga bisedat e Valter Begajt i drejtohet Ervis Lamit me tekstin:

 ‘20 te Enis e 20 te Berberi”

Ndërsa në një tekst tjetër Lami i shkruan Brunilda Bulit:

Si e keni situatën me koronavirusin?  Më nis një foto, po bëj gati dokumentat për tu fut në tender, po bëj kontratën”

Në dosje evidentohen edhe datat dhe vlerat e 6 tenderave që Berberi dyshohet se i ka dhënë kompanisë së lidhur me të në kohën kur ka qenë drejtues në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. 

1 mln euro tendera si drejtor i ARRSH-se

Firma në pronësi të Begajt “Net-Group" sh.p.k. sipas prokurorisë është shpallur fituese në procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej rreth 1 mln euro ne tëndera si 146 mijë euro për inspektim të unazës së madhe, një tjetër 410 mijë euro për disa segmente rrugore dhe e treta një tender 460 mijë euro për supervizim në 3 akse të tre rajoneve.  

Tenderi per unazen e jashtme Tirane  

Rezulton se nga këqyrja e sistemit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, shoqëria “Net Group" sh.p.k. është shpallur fituese në 3 procedura prokurimi të ARRSH, giatë kohës që drejtor i përgjithshëm ka qenë Evis Berberi. Bëhet fjalë për supervisionin e punimeve të ndërtimit të unazës së jashtme Tiranë, loti 7" me vlerë 14.689.713,86

Ky fakt rezulton nga procesverbali
"Për këqyrjen e marrjen e të dhënave nga faqja UEB e Agencië së Prokurimit Publik", datë 12.09.2023, mbajtur nga hetuesi i BKH dhe ku objekt këqyrje janë buletinët e APP Nr. 163, datë 15.11.2021, Nr.85, datë 27.06.2022 dhe Nr.90, date 04.07.2022, ku shoqëria "Net-Group" sh.p.k. është shpallur fituese në procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej 101,811,343.88 lekë” pa TVSH. Konkretisht, rezulton se shoqëria tregtare "Net Group" sh.p.k. është shpallur fituese në këto procedura prokurimi: i. Procedura e prokurimit qe eshte zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-03685-08-24-2021 ku eshte njoftuar bashkimi i operatorëve ekonomik "Net Group" dhe "Arabel-Studio", si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 14,689,713.86 lekë. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: procedura e prokurimit me objektin"supervision punimesh ndërtim i unazës së jashtme Tiranë, loti 7".

Tenderi 374 mije euro per supervizion per mirembajtjen e rrugeve 2021

Tenderi i dytë është ai për supervizion për mirëmbajjen me performancë të segmenteve rrugore të shuara me VKM Nr.600, firmosur më 13 tetor 2021

Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-22201-03-16-2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëve ekonomik "Net Group" dhe "Sws Consulting Engineering", si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 41,100,400 lekë pa TVSH, në euro 374.579,68 EUR pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: "supervizion për mirëmbajjen me performancë të segmenteve rrugore të shuara me VKM Nr.600, date 13.10.2021". 

Dy tenderat e tjere per performancen e akseve ne veri, jug e verilindje

Tenderat per supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajoneve/ N  45,388,970.00 (dyzet e pesë milion e treqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë) Lekë pa TVSH.

 Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-22220-03-16-2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëve ekonomik "Net Group" dhe "Ses9 Consulting Engineering", si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 46,021,230.02 lekë pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti I kontratës/marrëveshjes kuadër: "supervizion mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve (veriore, qëndrore, jugore) (4 lote) loti 2: kontrata B "Supervizion mirembajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qëndror dhe Verilindor".” thuhet në dosjen e SPAK.

Berberi ishte drejtor i ARRSh deri në 13 mars 2024 kur dhe u arrestua me urdher të SPAK. 

1.3 mln tendera per 8 muaj si drejtor i AEE-se

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi gjatë 8 muajve të qëndrimit në krye të Agjencia për Efiçencën e Energjisë (AEE)  "Net Group" sh.p.k. ka deklaruar 7 fatura shitje duke përfituar të ardhura në vlerë totale prej mbi 850 mijë euro nga ky institucion.

Gjithashtu është shpallur fituese në 3 tendera: 120 mijë euro për standardet e ndriçimit Urban dhe Rrugor në Republikën e Shqipërisë; 660 mijë euro për Studimi i plotë i fizibilitetit dhe projekt ide, për vendosjen e Kullave të Karikimit për makinat elektrike dhe e fundit 590 mijë euro për hartimin e projektit për këto kulla.

Nga dosja e SPAK mësohet se gjatë 8 muajve të qëndrimit të Evis Berberit në krye të AEE-së “Net Group’ ka përfituar 85 milionë lekë përmes 7 faturave të shitjes. Gjithashtu rezulton se shoqëria "Net Group" sh.p.k. ka konkurruar si operator i vetëm ekonomik dhe vlera totale e procedurave të prokurimit ku është shpallur fituese është në shumën prej 137,400,000 leke, pa TVSH.

Gjithashtu rezulton se nga këqyrja e sistemit të administratës tatimore CTS ka rezultuar se shtetasi Evis Berberi ka qenë administrator i entit publik "Agjencia e Eficensës së Energjisë" gjatë periudhës 04 tetor 2019- 22 qershor 2021.

Gjatë kësaj kohe rezulton se shoqëria "Net Group" sh.p.k. ka deklaruar 7 fatura shitje duke përfituar të ardhura në vlerë totale prej 85,746,654 lekë nga AEE.

Gjithashtu, nga hetime e kryera dhe aktet e administruara ka rezultuar se gjatë kohë që drejtues i AEE (titullar i autoritetit kontraktor) ka qenë shtetasi Evis Berberi, shoqëria "Net Group" sh.p.k. është shpallur fituese në disa procedura prokurimi të zhvilluara nga ABE.

Rezulton se shoqëria "Net Group" sh.p.k. ka konkurruar si operator i vetëm ekonomik dhe vlera totale e procedurave të prokurimit ku është shpallur fituese është në shumën prej 137,400,000 leke, pa TVSH. Nga kegyrja dhe marria e dokumentacionit pranë AEE, rezulton se shoqeria "Net Group" sh.p.k. është shpallur fituese në tre procedura prokurorimi të AEE, giatë kohës aë shtetasi Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor dhe konkretisht:

Procedura e prokurimit e zhvilluar nga Agencia për Eficencën e Energjisë, me Nr.REF- 83039-12-23-2020, ku njoftohet operatori ekonomik "Net Group" sh.p.k, me NIPT L72023002P, si ofertë e suksesshme në vlerën 11,900,000 lekë. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Procedura e prokurimit me objektin, "Standartet e ndriçimit Urban dhe Rrugor në Republikën e Shqipërisë".

Procedura e prokurimit e zhvilluar nga Agencia per Efiçencën e Energjisë, me Nr.REF- 70236-08-31-2020, ku njoftohet operatori ekonomik "Net Group" sh.p.k, me NIPT L72023002P, si ofer e suksesshme në vlerën 66,000,000 lekë pa TVSH. Përshkrim i shkurtër i kontratës: "Studimi i plotë i fizibilitetit dhe projekt ide, për vendosjen e Kullave të Karikimit per makinat elektrike në Republikën e Shaiperisë - faza 1".

Procedura e prokurimit e zhvilluar nga Agiencia për Efiçencën e Energjisë, me nr. REF-
83123-12-24-2020, ku njoftohet operatori ekonomik "Net Group" sh.p.k, me NIPT L72023002P, si ofertë e suksesshme në vlerën 59,500,000 lekë. Përshkrim i shkurtër i kontratës: "Hartimi i projektit të detajuar për vendosjen e Kullave të Karikimit për makinat elektrike në Republikën e Shiperisë".”

1 - Tenderi per unazen e jashtme Tirane  

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

2- Tenderi 374 mije euro per supervizion per mirembajtjen e rrugeve 2021

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Kontrata B tenderi per mirembajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qëndror dhe Verilindor" (Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja