-
SPAK sekuestron kompaninë e ‘DAAM’ të Evis Berberit, 5 ara me sipërfaqe mbi 34 mijë m2 në Tiranë dhe 6 makina
Kompania ‘DAAM’, shpk, në zotërim indirekt të Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së i arrestuar, si dhe më shumë se 34 mijë m2 tokë në pronësi të kësaj kompania, janë sekuestruar nga SPAK. Po ashtu janë sekuestruar dhe 6 makina dhe 1 motor, po në pronësi të dy ortakëve biznesmenë të kreut të ARRSH-së
29 Mars 2024, 13:27 -
Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, s'ka dhënë tenderë të paligjshëm
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën “arrest në burg”, për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi dhe dy bashkëpunëtorët e tij biznesmenët Ervis Lami dhe Valter Begaj të akuzuar për korrupsion e pastrim parash. Ata i mohuan akuzat, ndërsa avokatët kane pretenduar se nuk ka vepër penale por është një çështje civile tregtare.
16 Mars 2024, 08:23 -
'20 te Enis e 20 te Berberi' Dosja e drejtorit të ARRSH-së, tenderat që ia dha vetes dy biznesmenëve! SPAK u sekuestron celularët
Drejtori i ARRSH-se, Evis Berberi dhe dy bznesmenët,ortakë të tij pritet të dalin nesër në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Ndërkohë Shqiptarja.com zbulon detaje nga dosja e SPAK dhe bisedat në telefon që çuan në arrestimin e tyre
15 Mars 2024, 15:19 -
Gazetari Doçi: Kompania Net Group ka marrë deri në 250 tendera! Ndaj Evis Berberit një akuzë e tretë për fshehje të pasurisë
Gazetari Adriatik Doçi në “Studio Live” në Report Tv ka zbardhur detaje nga skema që përdorte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi me dy shokët e tij Valter Begaj dhe Elvis Lami, përmes shitjeve fiktive dhe pastrimit të parave për të vjedhur para publike.
14 Mars 2024, 18:38 -
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
14 Mars 2024, 09:11