Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një aktivitet për 20-vjetorin në karrierë të gazetares nga Vlora, Efrosina Papa.

Rama si rrallë herë ka bërë një veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Kryeministri është ulur në gjunjë dhe i ka puthur dorën gazetares.

Gjesti i Ramës është kthyer viral në rrjetet sociale dhe është komentuar si një befasi e Kryeministrit në raport median. I njohur për përplasjet e vazhdueshme me median, kryeministri duket se ka gjetur një gazetare e cila nuk është pjesë e “kazanit mediatik”.

Gazetarja Efrosina Papa ka punuar si gazetare terreni në Vlorë prej 20 vitesh, ndërsa ka punuar edhe në arsim, si mësuese e letërsisë. Në aktivitet, kanë qenë të pranishëm të djathtë e të majtë, miq e dashamirës të gazetares, si dhe familjarë të saj.