20 vjet nga ikja, kujtohet Teodor Keko në Katedralen Ortodokse! Xhuvani, Çaushi e Gjebrea interpretuan vargjet e tij

Mbi 4 dekada dashuri e pakushtëzuar, prej dhjetorit të 1981-shit, kur patën takimin e parë, që miqësisë studentore do i jepte tjetër drejtim, Xhuli mban të gjallë kujtimin e bashkëshortit të saj, Teodor Kekos…

Për fjalën e ngrohtë që gdhendi në prozë e veçmas poezinë e tij, përcjelljen e të vërtetës në gazetat e kohës me gjuhë të përzgjedhur e finesë, fjalimet e tij të pangatërrueshme në Parlament, si deputet jo i zakontë, 20 vjet nga ikja, Teodor Keko u kujtua mbrëmjen e së enjtes në Katedralen Ortodokse, përmes vargjeve të tij.

Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, e Kristian Koroveshi i dhanë zë poezisë së Teodor Kekos, nën tingujt e pianistes Etrita Ibrahimi e performancave të baletit nga Semela Skëndereasi. 

I ftuar ishte edhe kantautori Ardit Gjebrea që performoi në piano, e interpretoi poezi e këngë me fjalët e Kekos. Ndërsa interpretimit të vargjeve të tij iu bashkua edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila e konsideroi poezinë e Kekos si monument të fjalës, ndërsa sallën e mbushur plot, si një përgjigje, për letrat që Xhuli vijon t’i shkruajë Dorit të saj.

Mbrëmja në Katedrale krijoi një përshpirtje poetike, në mbyllje të së cilës,  të ftuarit recituan vargjet hymn të dashurisë, që poeti i dedikoi “Xhulit”.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë