20 vjet nga nënshkrimi i Paktit të Ohrit, marrëveshja e paqes që shënoi fundin e konfliktit mes maqedonasve dhe shqiptarëve

20 vjet nga nënshkrimi i Paktit të Ohrit,  marrëveshja e paqes që shënoi fundin e konfliktit mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Sot shënohet 20 vjet nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që cilësohet një kontratë për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja që përfshinë dhjetë pika kyçe, ku më kryesorja ishte ndërprerja e konfliktit, zhvillimi i pushtetit të decentralizuar, shprehja e identitetit u arrit pas luftës së armatosur në vitin 2001, me kontributin e faktorit ndërkombëtar.

Në ceremoninë për 20 vjetorin e marrëveshjes presidenti i vendit Stevo Pendarovski u shpreh se për stabilitetin e vendit kanë rëndësi primare tre dokumente.

“Kushtetuta e parë e 17 nëntorit të vitit 1991, të cilën Komisioni i Badinterit e përcakton si pikën e shpërbërjes sonë zyrtare nga ish -Jugosllavia, pastaj Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001 dhe Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, e cila na lejon të hyjmë në organizata ndërkombëtare me identitet të përcaktuar shënues si për shtetin ashtu edhe për popullin maqedonas”, tha Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev e ka vlerësuar Marrëveshjen e Ohrit  si një kornizë për dhënien e mesazhit për mirëkuptim, falje të ndërsjellë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë në vendin tonë.

“Maqedonia e Veriut është mozaik i shkëlqyer me bashkësi etnike. Bashkësi ku qytetarët kanë vizion të njëjta apo të ngjashëm për një të nesërme më të mirë”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se ky proces vazhdon edhe më tej dhe se qëllimi kryesor i vendit mbetet anëtarësimi i vendit në BE.

“Procesi vazhdon, sfidat nuk shteren dhe rrugëtimi ynë si shtet do të përmbushet  atëherë kur të përmbushim edhe përcaktimin dhe qëllimin tonë të dytë strategjik si vend, respektivisht pas anëtarësimit në NATO, të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian pas përcaktimit të datës për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Xhaferi.

Në ceremoni nuk ishin të pranishëm përfaqësues të partive opozitare shqiptare, por as VRMNO-DPMNE, që e firmosi këtë pakt dy dekada më parë.

Ali Ahmeti i BDI ka deklaruar se ky përvjetor duhet të na gjente të bashkuar dhe jo të ndarë.  Për këtë ndarje kanë ndikuar politikat e VMRO që kanë përçarë qytetarët. Negociatat shqiptaro-maqedonase, në Ohër, zgjatën rreth dhjetë ditë dhe përfunduan më 13, gusht, 2001. Nënshkrimi u bë në Shkup, nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas, që merrnin pjesë në koalicionin e zgjeruar qeveritar: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri. Këtë marrëveshje e nënshkroi edhe kryetari i shtetit, Boris Trajkovski dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Leotard dhe Perdew.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Meta: Jetësimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, konsolidim i paqes dhe harmonisë ndëretnike

1628595596_1626715457640x480ilirmeta.jpg

Sot shënohet 20-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Këtë përvjetor e ka përshëndetur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta nënvizon domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t'u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian. 

"Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj. Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut. Përshëndetje vëllazërore dhe krenar për bashkëkombasit tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm për sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut", ka shkruar Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 13/08/2021 11:10

    FARE SKA TE BEJE ME LUFTE...THJESHT ISH NJE BIZNES NE MES SLLAVEVE DHE SHQIPBELBEZUESVE....ME KUSHTETUTEN E KOTECIT, KOTECI ESHTE I MAQEDONSAVE DHE 20%-shit....SHQIPETARE JANE RRETH 10%....SHQIPBELBEZUESIT EDHE VETE S'JA KANE IDENE SE KUSH JANE.....E THEM PREJ PERVOJES,JAN DUKE BERE VAJTJE ARDHJE TE SHPESHTA NE KOTEC.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar