Gazetari Artan Nuhiu nga Shkupi, në një prononcim për Report Tv, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet lokale që po mbahen në 81 komuna në Maqedoninë e Veriut.
Nuhiu tha se nga 80 komuna, në 16 prej mund të zgjidhen kryetarë shqiptarë.
“Prej 80 komunave, në 16 prej tyre mund të zgjidhen kryetarë shqiptarë, pasi janë komuna me popullsi ku dominojnë shqiptarët. Për herë të parë në histori, mund të kemi edhe dy komuna të tjera që mund të fitohen me shqiptarët, për shkak se në këto kumuna është rritur numri i shqiptarëve dhe kanë vetëm nga një kandidat shqiptar në garë dhe nga pala tjetër maqedonase është e përçarë, sespe ka më shumë se një kandidat”, tha ai.
Nezirit tha se gara më e fuqishme, ku dy koalicionet janë përqendruar janë për dy komunat Çair dhe Tetovë. Ndërsa po ashtu ai tha se rezultati në këto dy komuna mund të jenë përcaktuese dhe mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Siç e keni parë, fokusi në këto zgjedhje është në dy komuna si ajo e Tetovës dhe Çairit. Në Çair, dy kandidatët janë të rëndësishëm, kemi të bëjmë me zv.kryeministrin Izet Nezhipi dhe nga ana tjetër Bujar Osmani, i cili është eshe zv.kryetar i BDI-së. Për këtë fakt, dy koalicionet e kanë përqendruar gjithë fokusin e tyre në këtë komunë. Sa i përket Tetovës, ka dy kandidatë, kryetari aktual Bilal Kasami dhe nga ana tjetër kemi nën kryetarin e BDI-së, Bajram Rexhepin. Fokusi është përqendruar në dy komuna, pasi pritet që të orientojnë drejtimin e qeverisë pas këtyre zgjedhjeve lokale, pasi rezultati në këto dy komuna mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Nuhiu.
Komente











