20 vjet nga sulmet terroriste, Tirana vishet me ngjyrat e flamurit amerikan

20 vjet nga sulmet terroriste, Tirana vishet me ngjyrat e flamurit amerikan

Në 20-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat në Nju Jork, Tirana ka vendosur të përkujtojë sakrificat e atyre që humbën jetën në atë 11 shtator duke projektuar mbi kolonat tek Rektorati dhe Akademinë e Arteve ngjyrat e flamurit amerikan.

Teksa ka postuar një foto nga sheshi “Nënë Tereza”, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë fashist apo komunist, apo si ai i  11 shtatorit, që synon të shkatërrojë shoqëritë dhe lirinë.

“Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit - që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura. Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera”, shkruan Veliaj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City