Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg porositësin dhe dhëndrin e tij

Tirane- Gjykata e Apelit lë në qeli Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia porositësin dhe një nga autorët e dhunës fizike të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Gjyqtarja Valbona Vata vendosi sot të lërë në fuqi vendimin me nr. 1433 datë 1 qershor 2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Dritan Nano i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të arrestimit, në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimi më të lehtë.

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në një nga spitalet e Athinës. Ai doli nga koma, pas 16 ditëve që ndodhej në intubim prej datës 29 Maj 2024, ku edhe u godit brutalisht për shkak të detyrës, nga 4 persona, 3 prej të cilëve janë në kërkim.

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi deri tani është vënë në pranga Dritan Nano, si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët ndaj avokatit.

Gjykata e Tiranës më 1 qershor caktoi masën ‘arrest me burg’ ndaj tyre, për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.’

Tre agresorë Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku janë në kërkim.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht

Vigjilje Krishtlindjesh, Imzot Angelo Massafra: Ecni vetëm drejt rrugës së mirë, mos e lini të keqen t’ju mposht