200 € për të transportuar sirianët drejt Tiranës, arrestohet 44-vjeçari në Dropull, në kërkim 1 tjetër

200 € për të transportuar sirianët drejt Tiranës, arrestohet 44-vjeçari në Dropull, në kërkim 1 tjetër

Policia shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, kanë bërë të mundur  parandalimin e kalimit në mënyrë të  paligjshme të disa shtetasve sirianë, ku një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim".

Nga Hetimi i Trafiqeve dhe Narkotikëve, mësohet se i arrestuari me iniciale R.G banues në fshatin Veliten, Maliq, do të bënte transportimin e shtetasve të huaj kundrejt pagesës prej 200 eurosh për secilin prej tyre. Për me tepër, mësohet se personi në fjalë bashkëpunonte edhe me dy persona të tjerë për transportimin e njerëzve përtej kufirit. Në përfundim të veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim  një person me iniciale E.B, banues në Durrës, gjithashtu dhe L.L, banues në fshatin Veliten, Maliq, po procedohet në gjendje të lirë.

I arrestuari është kapur teksa priste në fushat e fshatit Bularat, Dropull disa shtetas sirianë për t'i transportuar në drejtim të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille