TIRANE- Nga 1900 të rinj që u pranuan për të zhvilluar praktikën në institucionet publike, 200 prej tyre kanë fituar një kontratë pune në administratë. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë kremtimit të ditës së rinisë, 8 dhjetori, bëri të ditur se do të bëhet punësimi i të rinjve të cilët kanë treguar përkushtim në punë.