200 trupa të FA në luftë me flakët në
Llogara, Leli: Nuk rrezikohen banesat

200 trupa të FA në luftë me flakët në<br />Llogara, Leli: Nuk rrezikohen banesat
Prej dy ditësh vijon zjarri në Llogara. Digjen dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre në zonën e Dukatit, ndërsa rrezikohet Parku i Llogorasë.

I gjithë reparti i zjarrfikës, FA dhe helikopteri nga ajri vijojnë luftën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Forcave zjarrfikëse i është dashur të ecin për rreth një orë me këmbë që të shkojnë në vatrat e zjarrit.
 
Por zjarri i madh nuk është vënë dot në kontroll kështu në gatishmëri janë vënë edhe forcat e ushtrisë gjatë orëve të vona të natës.

Zjarri u arrit të vihej në kontroll rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës, por ka nisur serish të përhapet. Për shuarjen e zjarrit sot në mëngjes kanë mbërritur edhe dy helikopterë të ushtrisë.

Ndërkohë shefi i zjarrfikëses u shpreh se situata ka qenë e rëndë duke apeluar për ndihmë nga ajri dhe toka pasi terreni është shumë i vështirë. 

Edhe pse me ndihmë nga ajri nuk është mundur të vihen nën kontroll flakët, pasi temperaturat e larta të shoqëruara me erëra, po bëjnë të mundur përhapjen e shpejt të flakëve, çka e bën të pamundur vënien tyre në kontroll.
 
Dritan Leli: Nuk rrezikohen banesat
Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili po ndjek nga afër situatën.
 
Ai u shpreh se situata është në kontroll dhe banesat nuk rrezikohen nga zjarri.
 
Situata është në kontroll, po punohet me mbështetjen e FA dhe zjarrfikësve, janë 100 trupa në terren, po vijojnë edhe 100 të tjerë. Deri tani nuk duket që të ketë rrezik për shpërndarje të zjarrit në parkun e Llogarasë.
 
Është djegur një sipërfaqe e madhe e pyllit, por flakët po dominohen, po punohet ditë e natë, dy helikopterë janë duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe them që nga nesër të ketë dislokim më të fortë të trupave dhe një punë më inpejative.
 
Deri tani banesat dhe qytetarët nuk rrezikohen. Po hetohet, pasi zjarrvenia dyshohet se ka qene e qellimshme
’ deklaroi ai.



[gallery]23334[/gallery]





  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv